LAJMI I FUNDIT:

Si të mbajmë ndezur flakën e dashurisë në lidhjet e gjata

Si të mbajmë ndezur flakën e dashurisë në lidhjet e gjata

Pas disa viteve të kaluara së bashku, disa çifte fillojnë të shndërrohen më shumë në miq, sesa të dashuruar, e kjo për shkak të orareve të ndryshme të punës apo interesave jo të përbashkëta. Por, ekzistojnë disa mënyra për t’i bërë gjërat të funksionojnë.

Ju prezantojmë me pesë taktika si të mbajmë zjarrin e dashurisë ndezur.


Respektoni njëri tjetrin
Fillimisht, ne duhet të kuptojmë që personat që janë të martuar apo në një lidhje të gjatë, duhet të respektojnë individualitetin e njëri tjetrit. Nuk është gjëja e duhur dëshira për të ndryshuar partnerin dhe t’i tregojmë atij apo asaj cfarë duhet apo nuk duhet të bëjë.E gjitha është të pranosh atë çka partneri ynë është.

Hartoni një plan të përbashkët dhe krijoni kujtimet tuaja
Duke ndihmuar njëri tjetrin dhe duke bërë plane së bashku, ju afroheni më shumë si çift dhe shpenzoni një kohë të mirë bashkë. Ju gjithashtu mund të organizoni një udhëtim, të shkoni bashkë ne palestër apo cdo lloj tjetër aktiviteti që ju ju intereson. E rëndësishme ëshë të beni qejf dhe të shijoni shoqërine e njëri tjetrit.

Kujtoni të keni kohën tuaj për të bërë gjërat që ju dëshironi
Të gjithë kemi miq që duam të takojmë, kemi hobi, interesa dhe interesa personalë dhe kjo përfshin të jemi të lumtur me veten tonë. Nëse ju të dy komunikoni dhe mirëkuptoheni mbi aktivitetet jashtë marrëdhënies tuaj, si dhe respektoni nevojat dhe dëshirat e partnerit, gjërat funksionojnë.

Shkruani një listë të përbashkët shpenzimesh
Bëni së bashku një listë shpenzimesh duke përfshirë psh, vendet që doni të vizitoni apo udhëtimet që doni të organizoni, shkruan Bordo. Nëse ju diskutoni mbi dëshirat dhe interesat tuaja, e bini dakort, një aventurë e re ju pret.

Mbani zjarrin e dashurisë ndezur me detaje të vogla
Shpeshherë njerëzit humbin perspektivën dhe harrojnë të vendosin në vend të parë arsyen përse janë martuar. Edhe pse në disa marrëdhënie pasioni mund të jetë shuar, nëse ekziston ende dashuria, është një bazë për të vazhduar të jeni të lumtur.

Të uleni së bashku për të parë një program në televizion apo një film është një mundësi e mirë të jeni afër dhe të ndjeni ngrohtësinë e njëri tjetrit. Një masazh i lehtë, ose dhe thjeshtë mbajtja e duarve te partnerit, krijon një kontakt fizik i cili është shumë i rëndësishëm për marrëdhënien tuaj. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Astrologji
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Demi: Horoskopi vjetor për 2024

Demi: Horoskopi vjetor për 2024

Astrologji
Kalo në kategori