Shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se midis trurit dhe duarve ndodhen më shumë nerva sesa në çdo pjesë tjetër të trupit. Lëvizja e gishtave, e duarve dhe e krahëve është e lidhur drejtpërdrejt me atë çka ndodh në mendjen e njeriut.
Kështu, përmes lëvizjeve të duarve, ne zbulojmë se çfarë është duke menduar njeriu që kemi përballë dhe me të cilin jemi duke biseduar.
Të mbash duart e hapura
Kur bisedoni me duar dhe krah të hapur sikur jeni duke mbajtur një tabaka, tregoni se ju jeni i/e hapur për ide të reja që ju ofrohen. Zakonisht kur jeni i/e qetë dhe të sigurt në vetvete, duart lëvizin pak dhe i mbani lirshëm.
Të mbash duart e mbledhura
Kur pëllëmbët e duarve i mbajmë poshtë ose të mbledhura grusht, tregoni se mbani një pozicion të fortë dhe se nuk jeni fleksibël. Duart e mbledhura grusht dhe kur përpiqeni t’i fërkoni me njëratjetrën tregojnë shenja nervozizmi dhe tensioni. Kur duart i mbani si të varura mund të tregojnë shenjë mërzie ose lodhjeje. Në varësi të situatës, ato mund të tregojnë edhe zhgënjim.
Lëvizja e duarve
Duart që janë mjaft aktive dhe që lëvizin shpesh gjatë bisedës, zakonisht tregojnë se personi është nervoz dhe ankthioz. Kërkimet kanë treguar se njerëzit që bëjnë gjeste dhe lëvizin shpesh duart teksa janë duke folur, janë energjikë, të këndshëm dhe të ngrohtë. Ata që nuk bëjnë gjeste të shumta me duart e tyre duket të jenë më të arsyeshëm dhe analitikë.
Fshehja e duarve
Nëse i mbani duart në prehrin tuaj, apo në xhep, edhe në rastet kur i mbani pas krahëve, janë shprehje e sjelljes sikur doni të mbani të fshehtë diçka. Nëse dikush është duke iu rrëfyer diçka, nga mënyra e fshehjes së duarve ju përcjellin idenë se jo gjithçka po ju thuhet, do të merret në konsideratë.
Gishti tregues
Përdorimi i gishtit tregues kur jeni duke biseduar është një sinjal për të treguar se po ju thuhet diçka e rëndësishme, paralajmëruese. Është shprehje e autoritetit dhe e vendosmërisë, nëse i drejtoni gishtin dikujt teksa jeni duke biseduar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tri shenjat e horoskopit që pritet të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të vitit

Pastron mirë dritaret, do t'i bëjë të shkëlqejnë: Nuk është as uthull, as sodë buke

Brusha e dhëmbëve preferohet të lahet mirë një herë në javë

Duke përdorur këta përbërës natyralë, bimët në shtëpinë tuaj do të rriten më shpejt

Tri ngjyra do të dominojnë në vitin 2024 për mirëqenien në shtëpinë tuaj

Pesë shenjat e horoskopit që kanë gjasa më të mira për t'u martuar në vitin 2024

Shpallni pronën tuaj – shisni ose jepni me qira pronat tuaja nëpërmjet Telegrafi Real Estate

Shitet objekti afarist – mundësi e rrallë për biznesin tuaj me vendndodhjen perfekte në lagjen Kalabria ID-248

Banesa në shitje – ideale për familjet e vogla ID-247

Banesa me sipërfaqe 84m2 në qendër të Prishtinës është në shitje ID-133

Rehati, freski dhe pamje e mahnitshme – shitet vila në Brezovicë ID-246

Transformo vizionin tënd në konventën internacionale “Suksesi është qëllimi yt”

Bëhu pjesë e konferencës AllWeb 2023 – shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals!

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur
Më të lexuarat

Tjetër rast tragjik, vritet me thikë një burrë në Prishtinë

Vritet një grua në Prishtinë - Policia jep detaje

Behgjet Pacolli publikon foton e gruas së keshilltarit të tij që u vra në Prishtinë

Pazaret e Fuqive të Mëdha me territoret shqiptare dhe kompromisi për njohjen e shtetit

E mbajtur peng për dy javë, gruaja e moshuar izraelite thotë se takoi shefin e Hamasit në tunelet e Gazës - tregon se çfarë i tha dhe si reagoi ai

Lionel Messi 'iu lut Guardiolës që ta transferonte atë te Man City' në mesazhet e rrjedhura nga WhatsApp