LAJMI I FUNDIT:

Si të keni buzë si J.Lo: Diva latine tregon sekretin e aplikimit të buzëkuqit

Si të keni buzë si J.Lo: Diva latine tregon sekretin e aplikimit të buzëkuqit
(Foto: Instagram/jlo/jlobeauty)

Diva latine është gjithmonë e grimuar në mënyrë perfekte dhe i pëlqen pushimet për shkak të buzëkuqit që e vendos në mënyrë specifike.

Një detaj i preferuar gjatë festave të fundvitti është grimi me buzëkuq dhe ndër ato që e praktikojnë me kënaqësi është edhe Jennifer Lopez, e cila zbuloi sekretin e saj për buzët e kuqe perfekte.


“Një nga gjërat më të mira gjatë festave është buzëkuqi. Unë përdor një laps neutral për të rreshtuar buzët. Edhe pse shumë njerëz mendojnë se duhet të jetë i kuq, më pëlqen neutral sepse i bën buzët të duken natyrale dhe më të plota”, ka shpjeguar këngëtarja e njohur, ndërsa në videon e publikuar në Instagram tregon se si ia del.

Jennifer Lopez me një pallto që çdo femër do ta dëshirojë në dollapin e saj
Lexo po ashtu Jennifer Lopez me një pallto që çdo femër do ta dëshirojë në dollapin e saj

Pasi ka kornizuar buzët me laps, ajo ka vendosur buzëkuq, por vetëm në mes të buzëve, ndërsa cepat i ka mbushur me furçë buzësh për ta bërë më të saktë aplikimin e buzëkuqit.

Në fund përdor balsam buzësh për të shtuar pak shkëlqim dhe hidratim. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by Jennifer Lopez (@jlo)