Vetullat përcaktojnë shumë fytyrën dhe të shprehurit tonë, prandaj duhet t’u japim atyre rëndësinë që e meritojnë
Antigona Mahmutaj, estetiste
Qendra estetike-dermatologjike “estethica”
044/049 344-284
www.estethica-ks.com
fb – instagram: estethica.prishtine
Ka vite që kam transformuar vetulla unike për persona të ndryshëm. Po ndaj me ju këshillat më të mira për t’i bërë vetullat tuaja të duken bukur në varësi të gjendjes në të cilën janë vetullat tuaja aktualisht; të mbingarkuara, të rralla, të trasha, të padisiplinuara, asimetrike etj.
Disa nga mjetet që përdoren për kujdesin ndaj vetullave:
▪ Pluhur për vetulla – për mbushjen e vetullave
▪ Furçë vetullash – për aplikimin e pudrës dhe krehjen e qimeve
▪ Gërshërë vetullash – për shkurtimin e qimeve të gjata
▪ Piskatore – për heqjen e qimeve
▪ Lapsa për vetulla – për korrigjimin e formës së vetullave tuaja dhe mbushjen e tyre
▪ Serum për vetulla për rritje (më poshtë INCIA Serum)
▪ ‘Highlighter’ për vetullat- për poshtë harkut të vetullave
▪ Xhel i pastër për vetullat – për të mbajtur qimet e vetullave në vend pasi të jenë rregulluar vetullat
Pesë këshilla natyrale për rritjen e vetullave
Vaji i ricinit
Vaji i Ricinit nxit rritjen e flokëve dhe njihet si një nga mënyrat më të mira për të pasur vetulla më të trasha. Ai përmban proteina, vitamina, acide yndyrore dhe antioksidantë që ushqejnë folikulat e flokëve, duke ju lënë vetullat e trasha. Lagni një shtupë pambuku me vaj ricini dhe aplikojeni në vetulla, duke e masazhuar për 2-3 minuta. Lëreni të veprojë për të paktën 30 minuta, ose gjatë natës. Lajeni me ujë të vakët dhe pastrues dhe vazhdoni një herë në ditë derisa të shihni rezultatin e dëshiruar.
Vaji i kokosit
Vaji i kokosit bën mrekulli në më shumë se një mënyrë. I mbushur me proteina dhe lëndë ushqyese si Vitamina E dhe hekuri, vaji i kokosit promovon vetulla të shëndetshme dhe të trasha. Si një plus, ai gjithashtu mund t’i bëjë vetullat tuaja më të errëta. Masazhoni disa pika vaj kokosi në vetullat tuaja, duke masazhuar butësisht për disa minuta për të rritur qarkullimin e gjakut. Lëreni të veprojë gjatë natës dhe shpërlajeni me ujë të vakët në mëngjes. Përsëriteni çdo ditë për 1 deri në 2 muaj.
Të kuqtë e vezës
Meqenëse qimet e vetullave tuaja përbëhen nga proteina, e verdha e vezës mund t’i bëjë qimet e vetullave tuaja të shëndetshme, duke i ndihmuar ato të rriten. Vezët janë gjithashtu burim i pasur i biotinës, e cili mund të ndihmojë që vetullat tuaja të rriten edhe më shpejt. Ndani një të verdhë veze dhe rrihni derisa të merrni një konsistencë të trashë dhe kremoze. Aplikojeni atë në vetulla me një shtupë pambuku dhe lëreni të qëndrojë për 15 deri 20 minuta. Përdoreni këtë trajtim një ose dy herë në javë derisa të jeni të kënaqur me rezultatet.
Vaji jojoba
Vaji jojoba jo vetëm që ushqen folikulat e qimeve, por gjithashtu i zhbllokon ato, duke i bërë qimet tuaja të rriten më shpejtë. Gjithashtu do të ndihmojë në mbylljen dhe mbrojtjen e qimeve, duke i dhënë vetullave tuaja një shkëlqim natyral. Masazhoni disa pika vaj jojoba në vetullat tuaja dhe lëreni të veprojë gjatë gjithë natës. Lani fytyrën tuaj në mëngjes si zakonisht dhe bëjeni këtë çdo ditë për rezultate më të mira.
Vaji i ullirit
Jo vetëm i mirë për kuzhinën, vaji i ullirit është një nga mënyrat më të shpejta për të rritur vetullat. Është shumë i pasur me vitaminë E, duke i bërë vetullat tuaja të rriten më shpejt dhe duke i bërë më të trasha. Gjithashtu ndihmon në ruajtjen e qimeve të errëta të vetullave. Ka dy mënyra për të përdorur vajin e ullirit për të arritur që të keni vetulla të trasha. Së pari, masazhoni vetullat tuaja me vaj ulliri të ngrohtë për pesë minuta dhe lëreni të veprojë gjatë natës, duke e shpërlarë me ujë të ngrohtë në mëngjes. Së dyti, përzieni ½ lugë çaji vaj ulliri me disa pika mjaltë, duke e masazhuar dhe duke e lënë të veproj për 30 minuta. Lajeni me ujë të ngrohtë. Vazhdoni çdo ditë.
Pasiqë vajrat nuk preferohen për lëkura të yndyrshme, ne ju prezantojmë një serum i cili është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurave.
INCIA serum
Serum për përforcimin e vetullave dhe qerpikëve me vaj ricini, argani dhe susami. Ndikon në rritjen natyrale të vetullave dhe të qerpikëve. Serumi me densitet të lartë natyral është i përbërë nga vajrat me presion të ftohtë, të cilat ndihmojnë të ushqejnë dhe stimulojnë vetullat dhe qerpikët.
Vajrat e bërthamës së kajsisë, bajameve të ëmbla dhe susamit forcojnë vetullat dhe qerpikët duke parandaluar rënien e tyre. Vajrat e ricinit dhe arganit forcojnë vetullat dhe qerpikët, duke i ndihmuar ato të rriten dhe të duken më të mbushura.
Vaj Ricini (Ricinus Communis): Përmban acide yndyre esenciale: Omega 6, vitaminë E, si dhe vitamina dhe minerale të tjera të cilat sigurojnë ushqimin në gjëndrat e flokëve, duke i bërë vetullat dhe qerpikët të rriten më shpejtë dhe të jenë më të trashë. Vaji i susamit (sesamum indicum): Është i pasur me vitaminën B, E, K dhe me minerale si kalciumi, magneziumi dhe fosfori. Si një zbutës i shkëlqyer, i mbron vetullat dhe qerpikët nga dëmtimi dhe rënia.
Udhëzimet e përdorimit: Aplikoni disa pika të serumit natyral INCIA për rritjen e vetullave dhe qerpikëve në zonën e synuar dy herë në ditë, për minimum 3 muaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët
Disa ide se si të visheni bukur gjatë stinës së vjeshtës
Ngjyrat ideale të flokëve gjatë sezonit dimëror për brunet
U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori
Stiloni flokët në këtë mënyrë për t'u dukur elegante gjatë vjeshtës dhe dimrit
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje