E keni gjetur të dashurin e përkryer? Nëse jeni duke e kërkuar një mënyrë për ta bërë të lumtur dhe ta mbani për vete, ne ua zbulojmë dhjetë hapa të thjeshtë, në mënyrë që të bëheni e dashura e tij e përkryer.
Bëjeni njeri më të mirë
E dashura e mirë nuk e mëson mashkullin të jetë romantik dhe kavalier. Ajo e njeh nga thembra në kokë, di si mendon dhe çfarë problemesh ka si dhe i ndihmon që t’i korrigjojë mangësitë e tij. A e motivoni të dashurin tuaj që t’i realizojë ëndrrat e tij?
A bisedoni lidhur me të ardhmen e tij dhe potencialet që ka? Ndërsa nga karakteristikat më të mira të një të dashure të mirë është mundësia e saj që të drejtojë dhe formojë të dashurin e tij në mënyrë që ai të bëhet më i mirë seç ka qenë më parë., transmeton Telegrafi.
Le të ndihet i veçantë
Secili mashkull ka dëshirë që e dashura e tij ta ledhatojë. Sidomos në prani të të tjerëve. Por, natyrisht që ai kurrë nuk do ta pranojë një gjë të tillë. Në fakt, mund të duket që i pengon vëmendja juaj në praninë e të tjerëve, por thellë në vete, besoni, ai e pëlqen një gjë të tillë.
Merreni iniciativën në shtrat
“Edhe pse të gjithë mendojnë që seksi është diçka që në dhomën e fjetjes zhvillohet me iniciativën e mashkullit, ne e dimë se femrat kënaqen gjatë seksit njëjtë sikur edhe gjinia më e fortë. Për këtë arsye, kohë pas kohe është mirë që ta merrni iniciativën. Secila e dashur e mirë di të jetë e turpshme, por kohë pas kohe është në gjendje të tregojë disa aftësi seksuale, të cilat gjithmonë e befasojnë këndshëm partnerin e saj.
Impresionojeni familjen dhe miqtë e tij
Nëse dëshironi të jeni një e dashur e mirë, kjo është mënyra e shkëlqyeshme me të cilën duhet të filloni. Ndoshta i dashuri juaj është i kënaqur me ju, por ai pas vetes e ka një numër të madh njerëzish, të cilët duhet gjithashtu t’i impresiononi.
Secilën herë kur jeni në shoqëri të miqve dhe familjes së tij përpiquni të merrni pjesë në bisedë dhe të jeni e gëzueshme.
Takohuni, por mos e teproni
Secili mashkull e do një të dashur, e cila është e pavarur ose megjithatë e varur. Disa vajza janë të ngathëta dhe kërkojnë nga i dashuri që t’u ndihmojë për të gjitha gjërat. Në anën tjetër, ka edhe prej atyre që janë tepër të pavarura.
Meshkujt preferojnë ato të cilat janë në mes. Secili mashkull pëlqen të jetë i pranishëm për të dashurën, kur ajo ka nevojë për ndihmë. Këtu mund të vijnë në shprehje edhe disa gjëra ose instinkti i tij mbrojtës ose dëshira që të ju impresionojë ose plotësojë dëshirat.
Meritojeni respektimin e tij
Femrat duan që meshkujt të sillen ndaj tyre me respekt dhe këtë e dinë meshkujt. Por, një e dashur e mirë nuk kërkon respektim, ajo e meriton atë.
Nëse besoni në vete dhe në aftësitë tuaja dhe e keni një personalitet të fortë, i dashuri juaj do të ju respektojë për faktin se çfarë personi jeni.
Vishuni mirë
Për mashkullin nuk ekziston një – gjë më seksi sesa një e dashur, e cila e ndriçon hapësirën në të cilën paraqitet me dukjen e saj. Bëhuni ajo e dashur. Kur e tërë dhoma të ndalet dhe të ju shikojë, do ta ndieni se si zemra e të dashurit tuaj rrah me krenari dhe lumturi. Për këtë arsye, secilën herë kur të dilni me të vishuni mirë.
Jini inteligjente dhe mendjemprehtë
E dashura e mirë është e vetëdijshme për botën rreth saj. Nuk keni nevojë të jeni shkencëtare, por mund të jeni inteligjente kur të bisedoni me të. Nëse ia dilni, nuk ka shans që do t’ia lejojë vetes ta humbë dikë sikur ju. Nuk themi se duhet të jeni një enciklopedi në dy këmbë, person inteligjent është ai i cili di disa gjëra, por që i di shumë mirë.
Kujdesuni për vete dhe për të dashurin tuaj
A kujdeseni për veten? Mbusheni jetën tuaj me lumturi dhe pozitivizëm. Ushtroni, dukuni bukur dhe ndihuni mirë. Nëse të dy jeni të kënaqur me veten dhe me jetën tuaj, do të përhapni pozitivizëm, i cili do të ju sjellë shumë të mira në jetë.
Jini mashkull kur kjo të jetë e nevojshme
Mashkulli do që e dashura e tij të jetë e këndshme dhe e kujdesshme, por kohë pas kohe, veçanërisht kur në televizor ka ndonjë lojë futbolli, nuk do ta pengonte që të uleni me të dhe shoqërinë e tij dhe të anoni për ekipin e tij të preferuar.
Për këtë arsye lirisht mund t’i bashkëngjiteni kohë pas kohe klubit të meshkujve dhe të argëtoheni mirë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëThonë se nuk ka grua më të bukur se ajo në planet: Bën seks katër herë në ditë
Java e 40-të e shtatzënisë: Shumë shpejt do ta mbani në krahë beben dhe deri atëherë pushoni sa më shumë
Fustanet për zyrë
Jennifer Aniston praktikon tri ushtrime për një linjë të mirë të trupit! Nuk zgjasin shumë dhe e shtrëngojnë trupin
Ashley Graham: Bazën e lëkurës e përbëjnë pastruesit e butë për fytyrë dhe serumi
Fëmijët sensin për humor e marrin nga prindërit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi