LAJMI I FUNDIT:

Si ta pastroni bokallin elektrik nga gurëzit

Si ta pastroni bokallin elektrik nga gurëzit

Shumica ritualin e tyre të mëngjesit të pirjes së kafes nuk mund ta imagjinojnë pa këtë aparat elektrik. A e dini që herë pas herë duhet ta pastroni nga gurëzit?

Bokallin elektrik e përdorim për të ngrohur shpejt ujin për çaj apo kafe. Si edhe me të gjitha aparatet shtëpiake, edhe bakalli duhet të mirëmbahet rregullisht.


Mjeti më efikas për këtë është uthulla! Mund ta përdorni cilëndo qoftë: alkoolike, të mollës apo të verës.

Uthulla përpunohet me oksidimin e alkoolit i cili gjendet në të gjitha lëngjet e përftuara nëpërmjet fermentimit, ndërkaq komponenti i saj aktiv është thartira e uthullës e cila ka forcë “të pabesueshme”.

Pos që vepron shpejt dhe praktikisht, mund të zëvendësojë të gjitha kimikalet e helmëta.

Mbani në mend, uthulla është e shkëlqyeshme për eliminimin e gurëzve nga të gjitha sipërfaqet, transmeton Telegrafi.

Ja si ta pastroni bokallin elektrik:

Në bokall qitni uthull derisa ta mbuloni fundin metalik. Lëreni të qëndrojë rreth 15 minuta. Në rast se ka shumë gurëz, lëreni disa orë. Pastaj lajeni mirë me ujë.

Pastrimin duhet ta përsërisni pas çdo 10, 15 minuta të vlimit të ujit.

Uthulla mund të përdoret edhe për eliminimin e gurëzve nga sipërfaqet e tjera. Për shembull nga çezma në shtëpinë tuaj.

Njomeni letrën e tualetit me uthull dhe vendoseni në çezmë, dhe sipër lidheni me qese plastike. Le të qëndrojë ashtu disa orë. Pastaj lajeni.

Njollat nga djersa gjithashtu mund të hiqen nga rrobat nëse i njomni me përzierje të uthullës dhe ujit (në përpjesëtim 1:5). Pastaj lani rrobat me dorë dhe në rrobalarëse në mënyrë të rregullt. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Ndërtim i muskujve
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta

Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta "thyeni kodin" në 25 sekonda?

Stil
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Rëndësia e veshjes në ambientin e punës

Rëndësia e veshjes në ambientin e punës

Stil
Kalo në kategori