LAJMI I FUNDIT:

Si do ta paguajë Trumpi gjobën prej 355 milionë dollarësh?

Si do ta paguajë Trumpi gjobën prej 355 milionë dollarësh?

Gjoba prej 355 milionë dollarësh ndaj ish-presidentit amerikan, Donald Trump do të prekë ndjeshëm shumën e parave të tij gjatë muajve të ardhshëm dhe do të kufizojë ndjeshëm aftësitë e tij për të marrë hua bankare.

Por si do të ndikojë vendimi gjykatësit të shtetit të New Yorkut tek financat e Trumpit, ndërsa ai kërkon të marrë emërimin e Partisë Republikane për të sfiduar presidentin amerikan, Joe Biden në zgjedhjet e 5 nëntorit?

Vendimi i gjykatës

Gjykatësi Arthur Engoron në vendimin e tij, thekson se Trumpi i kishte fryrë artificialisht deklaratat financiare të vlerës neto të pasurive të tij për të siguruar hua bankare me përqindje të leverdishme. Përveç gjobës monetare, gjykatësi e ndaloi Trumpin për tre vjet që të drejtojë korporatën në New York dhe dha urdhër që asnjë bankë që vepron në këtë vend të mos i japë hua për tre vjet atij apo bizneseve të tij.

Trump mund të gjobitet edhe me 343 milionë euro pas dënimit me 77 milionë - kësaj radhe për mashtrim financiar
Lexo po ashtu Trump mund të gjobitet edhe me 343 milionë euro pas dënimit me 77 milionë - kësaj radhe për mashtrim financiar

Trump i ka mohuar akuzat dhe e ka quajtur rastin një hakmarrje politike nga Prokurorja e Përgjithshme e New Yorkut, demokratja Letitia James.

Ndikimi tek pasuritë e paluajtshme të Trumpit

Trump është pronar i një rrjeti global prej rreth 500 subjektesh që përfshijnë pasuri të paluajtshme dhe sipërmarrje të tjera biznesi. Financat e ish-presidentit janë të paqarta, por revista Forbes vlerëson se pasuritë e tij neto kapin shifrën prej 2.6 miliardë dollarësh, shumica pasuri të paluajtshme. Trump dëshmoi gjatë një seance në muajin prill se kishte rreth 400 milionë dollarë në llogaritë bankare.

Megjithëse ai mund të shesë pjesë të pasurive të tij për të paguar gjobën, është e paqartë se çfarë vlere kanë pronat e tij, duke pasur parasysh rënien e vlerës së pasurive të paluajtshme në sektorin komercial.

Mundësitë financiare për të paguar gjobën

Vendimi që e ndalon atë të marrë hua nga bankat e regjistruara ose të autorizuara për të ushtruar aktivitet në New York mund të kufizojë reptësisht aftësitë e Trumpit për të siguruar fonde.

Përveç kësaj gjobe prej 354.9 milionë dollarësh, Trump duhet t’i paguajë 83 milionë dollarë dëmshpërblime shkrimtares E. Jean Carroll, pasi një juri e gjeti atë fajtor për shpifje ndaj saj, ndërsa ai mohoi akuzat për përdhunim në vitet 1990.

Në maj të vitit 2023 një tjetër juri në Manhatan e urdhëroi Trumpin që t’i paguante Carrollit 5 milionë dollarë dëmshpërblime të tjera, pas një gjyqi për një rast tjetër shpifjeje dhe akuzave të ngritura nga ajo për sulm seksual. Trump i ka hedhur poshtë akuzat për përdhunimin e Carroll. Ai është duke apeluar vendimin e parë dhe ka thënë se do të apelojë edhe të dytin, raporton zeriamerikes.

Trump mund të sigurojë fitime të mëdha nëse do të shiste pjesë të aksioneve që zotëron në platformën e tij të medias sociale Truth Social, vlera e së cilës është rritur ndjeshëm, ndërsa shtohet mbështetja për rikthimin e tij në Shtëpinë e Bardhë.

Vlera e aksioneve të Trumpiut në firmën “Trump Media & Technology Group” ka shkuar në rreth 4 miliardë dollarë, sipas vlerësimeve të fundit. Nëse miratohet bashkimi i një firme tjetër me rrjetin social, atëherë Trump mund t’i shesë aksionet e tij gjashtë muaj më vonë. Rregullatorët financiarë i dhanë një dritë jeshile marrëveshjes këtë javë, duke rritur perspektivën që ajo mund të mbyllet në gjysmën e parë të këtij viti.

Paratë e fushatës për të paguar gjobën

Paratë e fushatës nuk mund të përdoren për të paguar gjobën pasi çështja e ngritur nga prokurorja James nuk lidhet me fushatën, apo rolin politik të Trumpit.

Trump dënohet me 83 milionë dollarë për shpifje - por a do t'i merr paratë koluminstja?
Lexo po ashtu Trump dënohet me 83 milionë dollarë për shpifje - por a do t'i merr paratë koluminstja?

Disa ekspertë ligjorë janë shprehur se gjoba ka të bëjë vetëm me të ardhurat personale, pavarësisht akuzave të Trumpit dhe ekipit të tij ligjor se çështja e ngritur ndaj tij ishte e motivuar politikisht.

Kur duhet ta paguajë gjobën

Avokatët e Trumpit janë zotuar ta apelojnë vendimin. Atij mund t’i kërkohet që të depozitojë sasinë e plotë të gjobës, plus interesat e akumuluar gjatë procesit të apelit, gjë që është praktikë standarde në raste të ngjashme.

Trump mund të paguajë një shumë më të vogël me para të shoqëruar me vënien e pronave si kolateral, duke siguruar një lloj huaje të quajtur obligacion financiar për apelin. Por, ai mund ta ketë të vështirë që të gjejë një huadhënës, pasi bazuar në vendimin e gjykatësit Engoron, Trump kishte mashtruar bankat lidhur me pasuritë e tij.

Procesi në apel mund të zgjasë më shumë se një vit dhe ende nuk është e qartë nëse gjykata e apelit do ta pezullojë vendimin e gjykatësit Engoron deri në përfundimin e çështjes në apel.

Çfarë ndodh nëse dështon të paguajë gjobën

Nëse ai shteron kërkesat në apel dhe refuzon të paguajë gjobën, Trump mund të dënohet për mos-zbatim të vendimit të gjykatës dhe të marrë gjoba shtesë. Po ashtu, shteti mund të kërkojë konfiskimin e pronave të Trump. Futja në burg pothuajse nuk ka gjasa të ndodhë.

Në trend Botë

Më shumë
Konferenca e paqes për Ukrainën, Zelensky: Në Zvicër do të shkruhet historia

Konferenca e paqes për Ukrainën, Zelensky: Në Zvicër do të shkruhet historia

Botë
Publikohen rregullat për të cilat Biden dhe Trump kanë rënë dakord për të zhvilluar debatin e parë midis tyre

Publikohen rregullat për të cilat Biden dhe Trump kanë rënë dakord për të zhvilluar debatin e parë midis tyre

Botë
Putin premton paqe me Ukrainën, por Kievi duhet të plotësojë dy kushte

Putin premton paqe me Ukrainën, por Kievi duhet të plotësojë dy kushte

Evropa
Scholz tregon se pse Gjermania nuk do t’i vendos sanksione të reja Rusisë sikurse SHBA-ja dhe Britania

Scholz tregon se pse Gjermania nuk do t’i vendos sanksione të reja Rusisë sikurse SHBA-ja dhe Britania

Evropa
Aeroplani luftarak rus futet në hapësirën ajrore të Suedisë

Aeroplani luftarak rus futet në hapësirën ajrore të Suedisë

Evropa
Konfirmohet numri i mercenarëve të vrarë të Wagnerit në Ukrainë

Konfirmohet numri i mercenarëve të vrarë të Wagnerit në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori