LAJMI I FUNDIT:

Si ta kuptoni nëse jeni në lidhje me një narcizoid

Si ta kuptoni nëse jeni në lidhje me një narcizoid

Psikiatri Gail Saltz ka shpjeguar se si mund ta kuptoni nëse jeni në lidhje me një narcizoid – dhe kohën kur duhet ta ndërpritni një lidhje me një person të tillë.

Fillimisht, duhet të keni parasysh se janë tri karakteristika kryesore të narcisizmit: një ndjenjë e ekzagjeruar se personi është shumë i rëndësishëm; nevoja për të qenë i admiruar tërë kohën; dhe mungesa e mëshirës ndaj tjerëve, transmeton Telegrafi.

Por, si manifestohen apo shfaqen këto karakteristika?

Epo, ai mund të jetë arrogant, grandioz, manipulues dhe shumë i ndjeshëm ndaj kritikave.

Ndonëse shumë shpesh njerëzit e përdorin termin “narcizoid” për ta etiketuar dikë që ka vetëbesim të lartë, duhet të keni parasysh se nuk është e njëjta gjë.

Nëse dikush është duke ju befasuar me takime kreative dhe siguri të plotë, kjo nuk do të thotë se jeni në telashe.

Ndryshe nga personat me vetëbesim të lartë, ata me tendenca narcisiste presin të trajtohen si superior apo të vendosen në piedestale.

Ata janë të preokupuar me mendimet për të qenë të fuqishëm, joshës, të famshëm dhe të mençur.

Ekspertët thonë se në momentin që trajtat e tij narcisiste fillojnë të bëhen problem për ju, është koha t’i ndani rrugët me atë person. /Telegrafi/