Secila femër së paku një herë në jetë ka qenë e dashuruar me ndonjë mashkull i cili ka qenë krejtësisht i dështuar në të ndërkaq, ka edhe tipa të tillë të cilët janë krejtësisht të gabuar. Si ta njihni atë të vërtetin?
Meshkujt shpesh dinë të paraqiten si kandidatë të mirë për martesë, dhe kur filloni të bashkëjetoni, shpërfaqin personalitetin e vërtetë të tyre.
Ja si ta njihni mashkullin e vërtetë:
Ka shprehi pune
E dimë që tani është pak e pafalënderueshme të kërkohet që mashkulli të ketë punë, mirëpo nëse nuk ka, është me rëndësi të jetë tip i cili kërkon punë dhe i cili ka shprehi pune.
Askush nuk dëshiron të martohet me ndonjë mashkull dembel i cili mezi pret që t’i thotë dikush që nuk ka nevojë punojë fare. Mashkulli i tillë do të transformohet në njeriun i cili vetëm rri shtrirë në divan dhe shton peshë trupore, transmeton Telegrafi.
Respekton ëndrrat tuaja
Disa meshkuj me ironi do të reagojnë ndaj ëndrrave tuaja, për shembull për dëshirën për punën të cilën një kohë të gjatë e prisni. Do t’ju thotë se është joreale dhe do të provojë t’ju bëjë të qëndroni me dy këmbët në tokë.
Natyrisht që është mirë të qëndrohet fuqishëm me këmbë në tokë, mirëpo mashkulli i cili përpiqet t’ju lidhë përtokë dhe t’i rrënojë të gjitha ëndrrat tuaja, nuk është për ju. Duhet patjetër të gjeni dikë i cili do t’ju përkrahë dhe do t’ju nxisë të ecni përpara edhe kur e humbni vetëbesimin.
Është i pavarur
Di të përdorë makinën për larje të rrobave dhe di të gatuaj drekën, por jo të përgatisë vetëm vezë dhe sallata, di të rregullojë banesën, thjesht mashkulli i cili është bindur që nuk duhet të presë gjithmonë çdo gjë nga të tjerët, qoftë edhe nga e ëma e tij apo nga ju.
Nëse nuk është i tillë, atëherë do të martoheni me një fëmijë të madh.
Ka jetën e vet
Qëllimet, idetë dhe miqtë e tij. Meshkujt e martuar apo ata që janë në lidhje më të gjatë të cilët harrojnë jetën shoqërore janë të tmerrshëm, sepse edhe nga ju do të presë të bëni të njëjtën gjë.
Nëse nuk dëshironi të jetoni me dikë i cili do të jetë xheloz kur takoheni me shoqet dhe ju ndalon të keni jetën vetjake, kërkoni të gjeni tipin i cili nuk rri afër telefonit dhe i cili nuk pret thirrjen tuaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëThonë se nuk ka grua më të bukur se ajo në planet: Bën seks katër herë në ditë
Java e 40-të e shtatzënisë: Shumë shpejt do ta mbani në krahë beben dhe deri atëherë pushoni sa më shumë
Fustanet për zyrë
Jennifer Aniston praktikon tri ushtrime për një linjë të mirë të trupit! Nuk zgjasin shumë dhe e shtrëngojnë trupin
Ashley Graham: Bazën e lëkurës e përbëjnë pastruesit e butë për fytyrë dhe serumi
Fëmijët sensin për humor e marrin nga prindërit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi