Mungesa e proteinave është fenomen veçanërisht i rëndësishëm i cili duhet të monitorohet në qoftë se ushtroni dhe e formësoni trupin tuaj gjatë periudhës së verës.
Zbuloni sinjalet që i dërgon trupi juaj dhe përqendrohuni në konsumin më të shpeshtë të mishit, qumështit, produkteve arrore dhe bishtajore, shkruan Men’s Health.
Keni dëshirë të rritur për ëmbëlsira
Edhe pse është më e logjikshme që ta keni një dëshirë të rritur për vezë apo mish, realiteti është ndryshe. Një nga funksionet më të rëndësishme të proteinave është se e mbajnë nivelin e sheqerit në gjak, dhe për këtë arsye mungesa e tyre në trup rrit dëshirën për ëmbëlsira.
Nuk mund të përqendroheni
Niveli i ekuilibruar i sheqerit në gjak është i rëndësishëm për të qëndruar të fokusuar. Kur ju mungojnë proteinat, niveli i juaj i glukozës ndryshon dhe shkakton dekoncentrim.
Rënia e flokëve
Proteinat e forcojnë dhe mbrojnë organizmin, kështu që nëse zvogëlohet sasia e tyre, rriten gjasat që flokët t’ju bien gjithnjë e më shumë, si dhe t’ju dobësohen qimet.
Ndjenja e plogështisë
Sigurisht keni mësuar deri tani se proteinat janë shumë të rëndësishme për muskujt, kështu që çdo plogështi apo mosdisponim lidhet me mungesën e proteinave në trup.
Shpesh jeni të sëmurë
Vëllimi i zvogëluar i bicepseve nuk është problemi më i madh i cili mund të shfaqet në procesin e mangësisë së proteinave. Nëse jeni shpesh të sëmurë dhe të ftohur, apo ju bie vazhdimisht imuniteti, kjo është edhe një shenjë që keni mungesë të proteinave. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë