LAJMI I FUNDIT:

Si ta di që ky kopsht është i mirë dhe i sigurt për fëmijën tim: Bëjini vetes katër pyetje

Si ta di që ky kopsht është i mirë dhe i sigurt për fëmijën tim: Bëjini vetes katër pyetje

E treta është një shenjë për të ndërruar kopshtin

Kështu do të kuptoni se keni zgjedhur kopshtin e duhur për fëmijën tuaj, transmeton Telegrafi.


Prindërit janë të zënë, kanë shumë përgjegjësi, andaj kopshti është zgjidhja ideale. Megjithatë, është e vështirë të vendosësh se në cilin kopsht do ta çosh fëmijën dhe të jesh i sigurt se atje do të jetë i sigurt dhe do të ketë gjithçka që i nevojitet.

Kështu do ta kuptoni nëse keni zgjedhur një kopsht të mirë:

1. A është institucioni i regjistruar?

Gjithmonë kushtojini vëmendje dokumentacionit dhe nëse ky institucion është ai që është i duhuri për fëmijën tuaj. Pyetni nëse bëhen inspektime të rregullta. Nëse vëreni ndonjë parregullsi apo pasiguri, mos e lini fëmijën në një vend të dyshimtë.

2. A mund t’i marrë edukatorja fëmijët?

Kur shkoni për herë të parë në kopsht, kushtojini vëmendje sjelljes së fëmijëve. Shihni nëse bërtasin, nëse qajnë kur prindërit i lënë. Shikoni si i përballon edukatorja ato momente dhe si sillet.

3. A keni besim?

Besimi është më i rëndësishmi kur e lini fëmijën tuaj me dikë. Besimi fitohet me kalimin e kohës, por që në fillim mund të shihni se si komunikon stafi. Kushtojini vëmendje nëse janë të hapur, si komunikojnë që në fillim, nëse dëgjojnë nevojat tuaja dhe të fëmijës suaj. Kjo qasje do t’ju tregojë nëse mund t’u besoni atyre.

4. A është mjaft i pastër dhe i sigurt?

Kjo është një pjesë shumë e rëndësishme, sepse fëmija juaj kalon pjesën më të madhe të ditës atje. Sigurohuni që hapësira të jetë e pastër dhe e sigurt në mënyrë që fëmija të luajë pa u shqetësuar. Vini re nëse vetë punëtorët janë të rregullt, lajnë duart rregullisht dhe kujdesen për fëmijët e tjerë. /Telegrafi/