LAJMI I FUNDIT:

Si shiteshin makinat në Shqipërinë e viteve 1930?

Si shiteshin makinat në Shqipërinë e viteve 1930?

Kjo foto e rrallë i takon Shkodrës së viteve 1930. Siç shihet, bëhet fjalë për koncesionarin e makinave amerikane, “Ford” dhe “Lincoln”, të cilat shiteshin edhe në qytetin verior të Shqipërisë, sipas gjithë rregullave të tregut ndërkombëtar.

Makinat ekspozoheshin në rrugë, përpara zyrave dhe dyqaneve të kompanive që merreshin me shitjen e tyre.


Tregtia e makinave nisi në Shqipëri kryesisht në vitet ’20-të dhe tre qendrat e tregtimit të tyre ishin Tirana, Shkodra dhe Korça.

Në vitet e komunizmit makinat private u ndaluan dhe ato u rilejuan sërish në vitin 1991! /Opinion.al/