LAJMI I FUNDIT:

Si ra Albert Veliu në grackën e policit të Kosovës, që i “ndihmoi” të shes armë në Kosovë

Si ra Albert Veliu në grackën e policit të Kosovës, që i “ndihmoi” të shes armë në Kosovë

Një agjent sekret i Policisë së Kosovës kishte bashkëpunuar me Administratën amerikane të Anti-Drogës (DEA), që ta kapte shoferin e konsullatës së Kosovës në New York, Albert Veliu – i njohur si Benny Blanco.

Albert Veliu është arrestuar të mërkurën me një grup shokësh, pas një operacioni të DEA-as në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, për shkak se ai kishte bërë pastrim parash, trafikim me narkotikë dhe shitje të armëve.


Në arrestimin e tij kishte bashkëpunuar edhe një pjesëtar (agjent sekret) i Policisë së Kosovës, raporton mediumi amerikan Silive.com. Ai i kishte “ndihmuar” Veliut që ta shiste armatimin e tij në Kosovë, shkruan ky medium.

Shitjen e armatimit, Veliu kishte ardhur ta bënte në prill të këtij viti në Kosovë.

“Në prill të këtij viti, agjenti i dytë sekret e ka prezantuar Veliun me një tjetër agjent, i cili është paraqitur si shefi i tij i një bande në rrugë. Ata kanë diskutuar aktivitetet e ardhshme të pastrimit të parave duke përfshirë blerjen e mundshme të armëve të zjarrit në Evropën Lindore”, thuhet në ankesë.

“Veliu më pas ka shkuar në Kosovë ku ai ka organizuar shitjen e armëve një njeriu, i cili ishte, një agjent sekret i Forcës së Policisë së Kosovës”, thuhet ndër tjerash në njoftim.

Rrugët e Albert Veliut për shitje të armëve, drogës dhe pastrimin e parave
Lexo po ashtu Rrugët e Albert Veliut për shitje të armëve, drogës dhe pastrimin e parave

Ndërsa, Policia e Kosovës i ka thënë Insajderit se ajo gjatë këtij operacioni ka zhvilluar hetime speciale.

“Gjatë operacioneve janë zhvilluar edhe hetime speciale ku përfshihen edhe teknikat e veçanta te hetimit dhe masat stimuluese”, ka thënë Daut Hoxha për Insajderin.

Veliu kishte zhvilluar një numër bisedash telefonike me agjent sekret të DEA-së, të cilët ishin paraqitur si bashkëpunëtorë të tij.

Gjatë bisedave të tij me një agjent sekret në ishullin Island State bisedoi gjatë për “atlete” dhe “sneaker Shaq sized” duke iu referuar lojtarit të basketbollit të “Hall of Fame”, kanë thënë autoritetet.

Por Alber (Benny) Veliu nuk po diskutonte këpucë të markës Adidas, Nike ose New Balance.

Veliu, 34 vjeç, po diskutonte blerjen e 15 pushkëve AK-47 të cilave ju kishte referuar si “atlete”, dhe një raket hedhëse anti-tank M80 të cilës ju kishte referuar si “sneaker Shaq-size”, shitjet e të cilave i kishte ndihmuar një komisioner në Kosovë, kanë thënë zyrtarët.

Informatori i kishte thënë Veliut se armët ishin të destinuara për kartelet meksikane të drogës, të angazhuar në një “luftë” përgjatë kufirit, kjo sipas ankesës kriminale të paraqitur në gjykatën federale të Bruklinit.

Veliu ishte midis tetë të pandehurve, duke përfshirë edhe dy ish-banorë të tjerë të ishullit “Island Staten”, të akuzuar me akuza të ndryshme lidhur me operimin e skemave të trafikimit të parave, pastrimit të parave dhe drogës, të cilat përfunduan me shitjen e armëve nga Veliu përmes personelit të fshehtë të zbatimit të ligjit.

Trajtimi i narkotikëve dhe skemat e pastrimit të parave cuan autoritetet në operacionin e ndërmjetësimit të armëve të Veliut, kanë thënë zyrtarët.

Të tjerë të akuzuar janë Alban Veliu, 32 vjeç dhe Agim Rugova 45 vjeç.

Emrat e avokatëve të të pandehurve në Island Staten nuk kanë qenë të gatshëm menjëherë.

“Ky hetim ka mbyllur një burim të paligjshëm dhe të dhunshëm të armëve”, ka thënë agjenti special James Hunt, në Administratën e Anti Drogës (DEA). Zhvatja, trafikimi i armëve, placiktja dhe pastrimi i parave ishin disa krime që u zbuluan kur ne hetuam një operacion të trafikimit të drogës më qendër në New York dhe në Kosovë.

Hunt dhe Bridget m. Rohde, avokati i ShBA-së për Distriktin Lindor në New Yrkut, kanë njoftuar edhe zyrtarët e Emigracionit dhe Doganave të ShBA-së, Homeland Security Investigations në New York, Shërbimin e Brendshëm të të Ardhurave të Divizionit Penal, Zyren e Terrenit në Nju Jork, Policinë e Shtetit të New Yorkut dhe komisionarin e Policisë së qytetit James P.O’Neill.

Hetimi u zbulua pasi agjenti sekret këshilloi zyrtarët se Christopher Curanovic, i cili po vuan dënim me burg kishte shantazhuar një anëtar të një familje kriminale Genovese për një borxh në vlerë prej 40 mijë dollarëve.

Vitin e kaluar, Curanovic, e ka dërguar një njeri ku e ka kërcënuar me mesazhe me tekst nga burgu lidhur me riparimin e parave të gatshme, thuhet në ankesë.

Njeriu i kishte thënë Curaniviqt se nuk mund ta paguante. Mirëpo si mjete pagese, agjenti i dytë sekret ka treguar që Curanoviq të ofrojë një përqindje të të ardhurave të një operacioni të trafikimit të drogës që kërkoi ti pastronte, thuhet në njoftim.

Marrëveshja u bë edhe gjatë rrjedhjes së hetimit, të pandehurit pastruan rreth 800 mijë dollarë nga të ardhurat e drogës, kanë thënë autoritetet.

Alban Veliu, Agim Rugova dhe disa të pandehur të tjerë ndihmuan në skemën e pastrimit të parave duke shkëmbyer të holla për kontroll të supozuara “të pastra” të mbështetura mbi letra mashtruese, kanë thënë zyrtarët.

Në nga të pandehurit është Dilber Kukiç, 45 vjeç, nga Bronksi, i cili u akuzua për vrasje në Manhatan, për shpërthimin e një gazi në muajin mars në Fshatin Lindor ku mbetën të vdekur dy vetë dhe shkatërroi tri ndërtesa, kanë thënë zyrtarët.

Gjyqi ndaj tij pritet të mbahet në korrik të këtij viti në Gjykatën Supreme të Manhatan.

Ndërkohë, në një skemë të veçantë, Curanovic dhe Albert Veliu ndërmjetësuan shitjen e rreth pesë kilogram marihuanë në një burim konfidencial, kanë thënë autoritetet.

Ndërsa në prill të këtij viti, agjenti i dytë sekret e ka prezantuar Veliun me një tjetër agjent, i cili është paraqitur si shefi i tij i një bande në rrugë thuhet në ankesë.

Ata kanë diskutuar aktivitetet e ardhshme të pastrimit të parave duke përfshirë blerjen e mundshme të armëve të zjarrit në Evropën Lindore.

Veliu më pas ka shkuar në Kosovë ku ai ka organizuar shitjen e armëve një njeriu, i cili ishte, një agjent sekret i Forcës së Policisë së Kosovës, thuhet në ankesë. /Insajderi.com/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kalo në kategori