LAJMI I FUNDIT:

Si qëndron puna me shëndetin e Papës?

Si qëndron puna me shëndetin e Papës?

Për herë të parë gjatë pontifikatit tetë vjeçar, Papa Françesku u detyrua t’i nënshtrohet një operacioni. Si qëndron puna me shëndetin e Papës 84-vjeçar?

Papa Françesku në spital. Për herë të parë gjatë pontifikatit tetë vjeçar, kreu 84-vjeçar i Kishës Katolike iu nënshtrua një ndërhyrjeje mjekësore në klinikën Gemelli në Romë.


Bëhet fjalë për një operacion të “planifikuar” në zorrën e trashë, njoftoi drejtuesi i Zyrës për shtyp në Vatikan, Matteo Bruni në Twitter.

Të hënën erdhi shpjegimi zyrtar: “Ati i Shenjtë e ka përballuar mirë ndërhyrjen e bërë nën anestezi të plotë”. Sa kohë do të qëndrojë Papa në klinikë nuk dihet. Sipas Vatikanit, Françesku ka një sëmundje që shkakton probleme në murin e zorrëve. Mjekët flasin për divertikulitus në këtë rast.

“Mos harroni të luteni për mua”

Të dielën në kohën e drekës, kreu i Kishës Katolike foli para njerëzve të mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit, ku ishin qindra besimtarë.

Ai njoftoi se do të dëshironte të udhëtonte përsëri në shtator. Së fundi ka udhëtuar në Irak në mars.

Nga 12 deri në 15 shtator ai mendon të shkojë në Hungari, ndërsa më pas në Sllovaki.

Si gjithmonë, në fund të lutjeve, ai tha: “Non dimenticate di pregare per me” / “Të lutem mos harro të lutesh për mua”.

Ai gjithmonë e formulon këtë me shumë vetëdije dhe seriozitet.

Këtë herë ai nuk e tha atë të zakonshmen, “buon pranzo” / “Ju bëftë mirë”. Ndërsa në vend të “arrividerci”, që konsiderohet si përshëndetje e zakonshme pak më zyrtare, ai dy herë tha “Ciao”, që përdoret më shumë mes miqve.

Klinika për papët

Papa Gjon Pali II (1978-2005) ka qenë dhjetë herë në klinikën Gemelli. Françesku nuk ka qenë më parë.

Shëndeti i tij është i mirë dhe atij i pëlqen të ecë disa hapa para kamerave.

Por kohët e fundit ka pasur disa kufizime.

Në vendlindjen e tij në Argjentinë, në Buenos Aires, asokohe 20-vjeçarit Jorge Mario Bergoglio i ishte hequr një pjesë e mushkërisë së djathtë pas një pneumonie të rrezikshme.

Shqetësimet për shkak të pandemisë

Ndaj disa vëzhgues mendojnë se Papa është në rrezik të dyfishtë nga pandemia e shkaktuar nga coronavirusi – për shkak të moshës dhe mushkërive të dëmtuara.

Por Françesku që me dëshirë tregon afërsi me njerëzit, deri tani i ka përballuar të gjitha pa ndonjë problem tepër të madh. Ai ka muaj që është vaksinuar.

Në gjashtë muajt e fundit është spekuluar shpesh për gjendjen e shëndetit të Papës.

Në fund të vitit të kaluar ai nuk mori pjesë në festimet e fundivitit dhe manifestime të tjera, që zakonisht janë të obligueshme për Papën. Ishte kjo hera e parë që Papa nuk mori pjesë në këto manifestime të rëndësishme të kishës.

Problemet me kurrizin

Asokohe ai kishte dhimbje për shkak të bllokimit të një nervi në kurriz. Kohët e fundit është vërejtur se Papa ka vështirësi në lëvizje me këmbë. Ai ende nuk ka nevojë për një shkop ose ndonjë ndihmë tjetër. Por ka pasur probleme me ngjitjen në shkallë.

Në dhjetor, Papa Françesku mbush 85 vjet. Paraardhësi i tij, Papa Benedikti XVI, papritur kishte njoftuar dorëheqjen në mes të shkurtit të vitit 2013, dhjetë muaj pas ditëlindjes së tij të 85-të. Ndërkohë 94-vjeçari jeton në një manastir në kopshtin e Vatikanit.

Françesku duket se ka plane të tjera.

Pandemia e kufizoi atë si të gjithë njerëzit e tjerë.

Por njoftimi i udhëtimeve në Sllovaki dhe Hungari, tregon se Papa dëshiron përsëri të udhëtojë dhe të takohet me njerëzit.

Ka spekulime dhe për udhëtime të tjera.

Përmenden vizitat e mundshme në Indonezi dhe Papua Guinea e Re, e kohët e fundit është përmendur edhe vizita e mundshme në Francë. /DW/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Botë
Kalo në kategori