Max Travel së fundmi ka publikuar një video e cila duket se është pritur mjaft mirë nga audienca për shkak të pozitivitetit dhe përmbajtjes së asaj video.

Fëmijët e moshave 8-9 vjeçare janë marrë në intervistë dhe janë pyetur për pushimet e tyre verore. Gjatë intervistës është kuptuar se ata kishin vizituar vende të ndryshme të botës mirëpo ndër vendet më të vizituara dominonte Turqia.

Fëmijët duket se kishin kujtime të mira nga fluturimet për në Turqi, disa preferonin pishinat e disa ushqimin që i dhuronin në aeroplan gjatë udhëtimit me Turkish Airlines.

E më interesantja e këtyre intervistave ishte kur fëmijët pyten për çmimet e pushimeve. Në botën e tyre të vogël vërehet se ka rëndësi kënaqësia që ata marrin nga pushimet, dhe nuk ka rëndësi nëse ai ka kushtuar 5000 Euro apo 20 Euro.

Kjo video është realizuar me idenë e Max Travel, në bashkëpunim me Telegrafin dhe Ndryshe.