LAJMI I FUNDIT:

Si përgatitet masazhi erotik

Si përgatitet masazhi erotik

Masazhi erotik kërkon atmosferë. Sjell qetësi shpirtërore. Zgjedhja e kohës dhe vendit është e një rëndësie të veçantë, shkruan Andreas Lindenthal në librin ‘Masazha e çiftit plot dashuri’.

Koha

Koha më e përshtatshme për një masazh erotik është atëherë kur, ju keni kohë dhe kënaqësinë e duhur për të. Në këtë kohë nuk do të duhej pritur ardhja e fëmijëve apo vizitorëve. Për orët pasuese nuk do të duhej të linit farë obligimi. Gjithashtu edhe orë e çast nuk keni nevojë të shikoni orën se sa vajti, për të kujtuar farë takimi të paracaktuar.

Me një fjalë: duhet të jeni plotësisht të qetë, në dispozicion të vetvetes, pavarësisht se a jeni ju personi që i nënshtroheni masazhit apo që bëni masazh të tjerëve.

Aq sa ka çaste të volitshme për masazh erotik, po aq ka edhe çaste të përshpejtimit të saj:

• Pas një banjoje
• Pas saunës
• Pas një pasdreke të qetë e të këndshme
• Pas një programi televiziv, pas një shikimi të farë filmi në kinema, pas farë bisede me miq, në rast se ende nuk të flihet, apo thjeshtë nuk don të shkosh në gjumë
• Në pushim
• Pas një dite të vështirë, me qëllim të harrimit të shqetësimeve dhe ndeshtrashave të jetës.

Vendi

Hapësira ku vendosni të bëni masazhin erotik duhet gjithsesi të jetë e mbyllur, e rehatshme, e qetë dhe e këndshme. Përkujdesuni me kohë që, pas masazhit të kaloni në aktin e dëshirueshëm – në marrëdhënie seksuale. Shtrije një batanije në dysheme, ndoshta më mirë do të ishte mbi qilim (tepih) dhe bëni masazh partnerit tuaj gjatë kohës sa ai është ulë apo cucërr.

Një shtrat i gjerë, po edhe një kanape e gjerë, natyrisht se do t’ i përmbushte nevojat tuaja.

Ndriçimi do të ishte mirë të ishte paksa më i dobët, pra jo i plotë. Ideale do të ishte flaka e kaminit dhe nxehtësia që shpërndanë me atë zhurmën e tij karakteristike dhe fare të këndshme. Temperatura në hapësirë do të duhej të ishte sipas kërkesave dhe dëshirës së personit që i nënshtrohet masazhit. Në asnjë mënyrë nuk guxon të ndjejë të ftohtë.

Çdo gjë që do të mund ta lëndonte shpirtin dhe ndjenjat e klientit duhet të shmanget, respektivisht të ndalet. Kështu psh. televizori ose radioja, nëse nuk jeni i/e sigurt se nuk pason farë programi që do t’ju pengonte. Për të dy do të ishte e pakëndshme që, ta ndërpritni herë pas herë masazhin për të kërkuar farë programi të ri në TV.

Në rast se muzika do të kishte kuptim të veçantë për ju, atëherë vëni një disk të dëshirueshëm nga që të dy.

Rrethanat

Ashtu si i mbyllim sytë gjatë puthjes, me qëllim që i përjetojmë këtë akt sa më thellë e intensivisht, ashtu dhe ata që bëjnë masazh i mbyllin sytë me kënaqësi.

Hapësira në të cilën bëni masazh do të duhej të jetë e ajrosur mirë. Duhma e djersës, do të ndikonte tepër negativisht në prag dhe gjatë masazhit. Për këtë arsye nuk do të bënte keq një tush para fillimit të masazhit. Marrja respektivisht shpërndarja e parfumeve është çështje e shijes së individit. Ndoshta partneri juaj ose personi që i nënshtrohet masazhit përdorë deodorantin, në rast se pretendon të largojë duhmën e djersëve.

Para fillimit të masazhit erotik bëni gati një gotë me farë pije të dëshirueshme: masazhi mund t’ju sjellë etje. Ose, edhe ai që bënë masazh nga çasti në çast do të dinte ta çmonte ndonjë gllënjkë të farë lëngu pemësh a vere. Hiqni dorë nga konsumimi i pijeve të forta alkoolike, ai zvogëlon shkallën e ndjeshmërisë seksuale.

Gjatë masazhit mundësisht flisni pak. Si ai që i nënshtrohet, edhe ai që bënë atë. I thuani partnerit, respektivisht atij që i nënshtrohet masazhit që të çlirohet plotësisht dhe ngadalë të hidhet në prehrin e ndjenjave dhe kënaqësisë. Në parim do të ishte krejt gabim, nëse zhvilloni farë diskutimi për çështje të ndjeshme, transmeton Telegrafi.

A do të duhej të jenë që të dy lakuriq? Sigurisht se do të duhej hequr orën dhe gjësendet e arit etj. Dhe me siguri, sidomos ai që i nënshtrohet masazhit do të duhej të jetë plotësisht lakuriq, ndërkaq ai që bënë masazhin mund edhe të mos jetë fare lakuriq. Në mes dy njerëzve, të cilët njihen kaherë dhe fare mirë, nuk do të duhej të paraqiteshin vështirësi sa i përket zhveshjes gjatë aktit të masazhit erotik.

Jo rrallë masazhi erotik kalon urën e aktivitetit fillestar nga masazhi në seks.  Femrat dhe meshkujt pajtohen lidhur me porositë e mëposhtme:

• Përgatitja e trupit tuaj për masazh erotik është po aq e rëndësishme sa edhe përgatitja e trupit të partnerit. “Nëse masazhi do të duhej të ishte e bukur, duhet të jetë i bukur, atëherë le të jetë sa më pranë meje.”

• Përherë rri me mendjen plot, se masazhi mund të shpjerë në vendin e ëndrrave të dashurisë.

• Kush ka flokë të gjata, do të duhej të përkujdesej paraprakisht që të sigurojë mbajtëse përkatëse, ashtu që ato të mos i bien në sy ose ai që i nënshtrohet masazhit të ndjehet keq nga prekjet e flokëve. Pra flokët mbani mbrapa.

• Një peshqir për banjë ose një çarshaf shtrati ta keni pranë për çdo rast, duke pas parasysh se ai që i nënshtrohet masazhit, në çfarëdo kohe dhe për iks arsye do të dëshironte që të mbulohej.

• Të jeni aq të zhveshur sa e kërkon puna dhe respekti. Fundi i fundit si ushtrues masazhit do të mund të zhvisheni, në rast nevoje, në mënyrë fare elegante.

• Përkujdesuni në mënyrë të veçantë për gjendjen duarve tuaja. Thonjtë e gishtave do të ishte mirë të jenë të prerë shkurtë dhe në formë harkore. Në rast se duart ju zhyten shpesh ose i keni në kontakt të shpeshtë me ujë, psh, gjatë punëve në kopsht apo punishte, atëherë sipas mundësive mbani dorëza. Pasi t’i lani duart, përherë përdorni krem për zbutje dhe mirëmbajtje. Përdorni krem me yndyrë, në rast se i keni duart të thata. Çfarëdo forme të kallove në duar duhet ta mënjanoni.

• Duart duhet të jenë të lëvizshme. Bëni ushtrime të rregullta të gishtërinjve, si më poshtë: bëni dorën grusht dhe shtrëngoni një grusht rëre të imagjinuar, derisa të fillojë e të pikë ujë. Pastaj ngadalë hapeni grushtin, gisht pas gishti. Së pari gishtin e madh, pastaj treguesin, të mesmin dhe kështu me radhë. Por, si u tha: ngadalë!

Një ushtrim tjetër: hapni që të dy duart aq shumë sa keni mundësi të largoni gishtin prej gishtit. Pastaj bëni grusht. Mblidhni – shtrini, përsëri mblidhni – shtrini, kështu përherë e më shpejtë derisa pjesa e poshtë e dorës të fillojë e të dhembë. Tashti filloni t’i shkundni duart.

• Duart duhet të jenë të ndjeshme, madje inteligjente, nëse mund të thuhet. Ushtroni ndjeshmërinë e tyre përmes ushtrimeve pasuese: mbyllni sytë. Vetëm me gishtat e njërës dorë pasi t’ju djegin sytë, vetëm me njërën dorë kërkoni sytë, pastaj eshtrat e fytyrës, etj. Lidhni njërën dorë me tjetrën, pastaj ngadalë me sy të mbyllur, kërkoni thonjtë e gishtave të dorës, nyjet në shpinën e dorës etj.

Veproni po në të njëjtën mënyre edhe me këmbë, gjinj, organe gjenitale, veshë, hundë dhe studioni ato. Përmes gishtërinjve shpërndani lëndë, si psh. druror, prej lëkure, pambuku, letre etj. Merrni në që të dy duart nga një top tenisi dhe përpiquni ti jepni sa më shumë forma dhe atë sa më shpesh të jetë e mundur.

• Profesionistët në masazhet erotike mbajnë të gatshëm dhe pranë vetes gjësende të ndryshme dhe janë të gatshëm që të përmbushin dëshirën dhe vullnetin e klientelës së lyre. Këto mjete mund të jenë psh. vaji për fëmijë, por dhe vaji i veçantë për masazh me aromën përkatëse.

Mundet që të bëhet masazh edhe pa farë yndyre, por teknika e saj mund të jetë edhe e ashpër dhe kërkon dije speciale. Nuk do të duhej përdorur mjete për masazh vetëm atëherë kur, nëse personi që i nënshtrohet masazhit pastaj nuk do të mund të bënte tush ose banjë dhe don të reflektojë aromë neutrale.

• Masazhet tuaja erotike do të jenë aq të mira, aq sa edhe ju dukeni mirë në pamjen e jashtme, sa më mirë që ju reflektoni aromë të këndshme dhe në fund aq sa ju e ndjeni veten mirë. /Telegrafi/