LAJMI I FUNDIT:

Si në filma aksion: Motoçiklisti që lëvizte me 300 kilometra në orë, për një fije floku i shpëton përplasjes me një veturë (Video)

Si në filma aksion: Motoçiklisti që lëvizte me 300 kilometra në orë, për një fije floku i shpëton përplasjes me një veturë (Video)

Një përdorues i YouTube ka publikuar një video, në të cilën shfaqet një skenë rrëqethëse që për pak sa nuk përfundoi me fatalitet.

Në video shihet shoferi i një veture pick-up i cili kishte problem me veturën e tij dhe mundohej ta rikthente në autostradë, transmeton Telegrafi.


Dhe derisa po tentonte ta ndiqte dhe të lëvizte mbrapa, papritmas para syve të tij kalon një motoçiklist që lëvizte me shpejtësi marramendëse prej 300 kilometra në orë, ku për disa centimetra i shpëtoi përplasjes së drejtpërdrejtë me pick-up.

Por, për fat të mirë gjithçka ka përfunduar mirë, derisa prapa motoçikletës vërsulet edhe një veturë që po lëvizte me shpejtësi të madhe. /Telegrafi/