LAJMI I FUNDIT:

Si ndikoni te të tjerët? Dy gjëra janë të rëndësishme për një përshtypje të parë

Si ndikoni te të tjerët? Dy gjëra janë të rëndësishme për një përshtypje të parë

Përpiqeni të ndikoni te ndokush, ndërkaq ai nuk ju beson, nuk do të mund të vazhdoni gjatë.

Pikërisht, do të mund të nxisni dyshim, sepse do të dukeni manipulues, thotë psikologia Amy Cuddy. Të tjerët na gjykojnë bazuar në dy karakteristika më të rëndësishme: nëse një person është i ngrohtë apo jo dhe nëse është i aftë.


Këto janë gjërat sipas të cilave gjykojmë a duam t’i besojmë dikujt apo jo, por dhe a duam ta respektojmë. Disa te një person preferojnë më parë kompetencën se ngrohtësinë, por ne kemi tendencë të dëshirojmë një përzierje të këtyre dy cilësive.

Kompetenca mund të vlerësohet vetëm kur vendoset besimi – shpjegon Amy Cuddy, psikologe në Universitetin e Harvardit në Shtetet e Bashkuara. Nëse jeni duke u përpjekur të ndikoni te dikush dhe ai nuk ju beson, nuk do të arrini shumë larg. Pikërisht, do të mund të shkaktonit dyshimin, sepse do të dukeni manipulues, raporton portali evome.co.

Personi i ngrohtë dhe besnikë i cili, veç kësaj, nxit adhurim, do të bëhet dhuratë, jo kërcënim, por vetëm pasi të jetë vendosur besimi  – shton Amy Cuddy. Kjo është diçka që duhet pasur parasysh gjatë bisedimeve për punë dhe takimeve me persona të rinj në përgjithësi. Nuk dëshironi të lini përshtypjen e dikujt i cili është i paaftë apo i paarritshëm. Duhet biseduar lirisht dhe hapur, pra kjo është ajo që hap dyert e një të ardhme të shkëlqyeshme.

Kjo do t’ju çojë shumë më larg sesa kur jeni të turpshëm. Njerëzit gjithmonë na vlerësojnë, ndonjëherë vlerësimi mund të jetë i gabueshëm, nëse e paraqesim veten si diçka që nuk jemi. Prandaj, kushtoni kujdes se si paraqiteni – thekson Cuddy. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta

Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta "thyeni kodin" në 25 sekonda?

Stil
Rregullat e kursimit të parave që njerëzit e pasur i ndjekin

Rregullat e kursimit të parave që njerëzit e pasur i ndjekin

Këshilla Lifestyle
Luani: Horoskopi vjetor për 2024

Luani: Horoskopi vjetor për 2024

Astrologji
Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Ndërtim i muskujve
Kalo në kategori