LAJMI I FUNDIT:

Si ndikon dizajni i dhomës në zhvillimin e fëmijëve tuaj

Si ndikon dizajni i dhomës në zhvillimin e fëmijëve tuaj

Përcaktimi i dizajnit në shtëpinë tonë është një proces i rëndësishëm, sidomos për dhomën e fëmijëve. Na lejon të shprehim kush jemi ne, dhe me çka duam të rrethojmë veten tonë që na bën të lumtur e na inspiron. I njëjti ndikim është edhe te fëmijët.

Janë gjërat që i vini në dhomën tuaj, ato që e bëjnë shtëpinë një “home sweet home” për fëmijët tuaj.


Më herët kemi trajtuar gjërat më të rëndësishme që duhet t’i dini për dhomën tuaj që të krijoni eksperiencë sa më të mirë për fëmiun gjatë rritjes së tij dhe në veçanti për gjumin e tij.

Gjërat që duhet t'i dini pse dhoma e fëmijëve ndikon në shëndetin e tyre
Lexo po ashtu Gjërat që duhet t'i dini pse dhoma e fëmijëve ndikon në shëndetin e tyre

Dizajnimi i dhomës së fëmijëve mund të jetë faktor i madh që na ndihmon që të ngrisim vetëbesimin dhe sensin e lidhjes së tyre me shoqërinë e botën.

Në fakt, nëse e krijoni dhomën me dizajn të veçantë, që i përshtatet karakterit specifik të fëmiut tuaj, i përshtatet gjërave që pëlqen, intereasve dhe gjërave që i dashuron, atëherë ju u dërgoni atyre një porosi: “Ti je i rëndësishëm. Zëri yt vlen”.

U jepni hapësirë fëmijëve tuaj që të krijojnë eksperiencë në dhomën e re, që të mishërohen me të dhe të krijojnë preferencat e tyre.

Për fëmijët më të vegjël, zgjedhja është më e vështirë, më komplekse dhe më e rëndësishme, andaj duhet të keni kujdes që të zgjedhni dhomën me dizajnin ideal dhe me kushtet e përkryera që u përshtaten kritereve të cilësisë dhe janë ekologjike.

Dhoma që do të zgjedhni për fëmijët tuaj mund të ketë impakt pozitiv në jetën e tyre.

Sipas Jacqueline De-Ath, e specializuar për marrëdhëniet familjare në British Columbia, dizajni i dhomës ka impakt në rritjen dhe zhvillimin e fëmiut tuaj.

“Ata do të krijojnë kujtimet e tyre në këtë hapësirë dhe kanë besimin që të dinë se janë të përkrahur dhe të mësojnë më shumë për veten, gjërat që pëlqejnë dhe karakterin”, theksoi ajo.

Dhoma e fëmijëve është hapësirë e veçantë me të cilën pasurohet shtëpia.

Një zgjidhje ideale për dhomën e fëmijëve është “Dhoma Lucky”. Ky tip i dhomës ka një dizajn inspirues, që i përmbush të gjitha kriteret e kualitetit dhe madje është ekologjike, duke ndikuar pozitivisht në rritjen e fëmiut tuaj. Këtë dhomë mund ta gjeni te Tiki për një çmim të arsyeshëm.

Përkujdesuni që dhoma të jetë një ogur pozitiv dhe plot fat për zhvillimin e fëmijëve tuaj, duke ofruar dhomën me dizajnin dhe cilësinë më të mirë. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Rregullat e karmës që do t’jua ndryshojnë perspektivën për jetën

Rregullat e karmës që do t’jua ndryshojnë perspektivën për jetën

Këshilla Lifestyle
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Stil
Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Këshillë javore
Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Lifestyle
Gjejeni cilës shenjë i përkisni në horoskopin kinez dhe çfarë tregon ajo për ju

Gjejeni cilës shenjë i përkisni në horoskopin kinez dhe çfarë tregon ajo për ju

Lifestyle
Kalo në kategori