LAJMI I FUNDIT:

Si mund t’i ndodhë arresti kardiak edhe atletëve të rinj si Damar Hamlin?

Si mund t’i ndodhë arresti kardiak edhe atletëve të rinj si Damar Hamlin?

Damar Hamlin, futbollisti i Ligës Amerikane të Futbollit shokoi gjithë ndjekësit, pas arrestit kardiak që pësoi në fushë

24-vjeçari u rrëzua papritur në fushë gjatë çerekut të parë të lojës së ekipit të tij kundër Cincinnati Bengals të hënën në mbrëmje, 2 janar.


Rreth nëntë minuta pas lojës, atleti u godit, pastaj u ngrit në këmbë pothuajse menjëherë dhe u rrëzua në tokë disa sekonda më vonë.

Një postim në Twitter nga llogaria zyrtare e Buffalo Bills, skuadrës së tij, në Twitter konfirmoi se Hamlin “kishte pësuar një arrest kardiak pas goditjes”, shkruan Self.

Sipas The New York Times, personeli mjekësor në gatishmëri aplikoi shpejt CPR te Hamlin për 10 minuta përpara se ai të vendosej në një barelë dhe të dërgohej në qendrën mjekësore. Rrahjet e zemrës së Hamlin u “rikthyen”, por ai aktualisht ndodhet në gjendje kritike.

*CPR – Reanimimi kardiopulmonar, është një procedurë urgjente që mund të ndihmojë në shpëtimin e jetës së një personi nëse i ndalon frymëmarrja.

Ndoshta edhe ju po tani po ngrini pyetjen: Si mund t’i ndodhë diçka kaq e papritur dhe shkatërruese një atleti të ri e (në dukje) të shëndetshëm?

Çfarë ndodh gjatë arrestit kardiak?

Së pari, është e rëndësishme të theksohet se nuk ka asnjë mënyrë për të ditur se çfarë saktësisht e shkaktoi incidentin e mësipërm, sepse historia mjekësore e Hamlin mbetet vetëm mes tij dhe mjekëve përkatës.

Arresti kardiak do të thotë se zemra ndalon së funksionuari papritur, sipas Shoqatës Amerikane të Zemrës (AHA). Zemra ndalon së kryeri punën e saj për të pompuar gjak.

Kjo është një urgjencë serioze mjekësore, pasi 9 nga 10 persona që përjetojnë arrest kardiak jashtë një mjedisi spitalor vdesin, zakonisht brenda pak minutash.

Kur zemra ndalon së pompuari, gjaku nuk shkon në tru apo trup, kështu që viktima rrëzohet papritmas.

AHA thotë se shkaqet e mundshme të arrestit kardiak ndryshojnë, por mund të shkaktohen nga pothuajse çdo gjendje e njohur e zemrës, si dhembjet e indit të zemrës, aritmia, sëmundja e valvulave të zemrës dhe anomali të tjera.

Shumë arreste kardiake ndodhin gjithashtu edhe në njerëz që nuk e dinin se kishin probleme me zemrën.

Në atletët e rinj, për shembull, një arrest kardiak mund të shkaktohet nga një defekt i lindur i zemrës.

Është gjithashtu e mundur që trauma e mprehtë në gjoks mund të shkaktojë një gjendje të rrallë të quajtur commotio cordis: Kjo ndodh kur një goditje e papritur e mprehtë – për shembull, nga një top, helmetë ose një njeri i fuqishëm – godet gjoksin duke shkaktuar një ritëm të paqëndrueshëm të zemrës, citon Anabel.

Fatkeqësisht, studimet sugjerojnë se arresti kardiak është shkaku kryesor i vdekjes së papritur tek atletët e rinj. Mund të ndodhë te atletët në dukje të shëndetshëm me sëmundje të padiagnostikuara të zemrës, por edhe te ata me zemër të shëndetshme.

Kujdesi post-arrestit kardiak, mënyra si përgjigjet trupi i pacientit dhe shkaqe të tjera – përcaktojnë se çfarë ndodh me këta njerëz pasi marrin ndihmën e nevojshme. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori