LAJMI I FUNDIT:

Blendi Fevziu i komenton personalitetet e Rugovës, Thaçit e Kurtit

Blendi Fevziu i komenton personalitetet e Rugovës, Thaçit e Kurtit

Rrëfimi i Blendi Fevziut për prapaskenat e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës

Gazetari dhe moderatori i njohur nga Shqipëria, Blendi Fevziu ka qenë i ftuar në emisionin “Personale” me Krenare Vokshi-Shala në RTV Dukagjini.


Fevziu ka komentuar figurat kryesore politike e historike të Kosovës.

Ai thotë se nuk mund të ketë një histori të Kosovës pa Ibrahim Rugovën.

“Ibrahim Rugova është një personazh tejet interesant. Është një nga njerëzit që në mënyrë të pabesueshme në mënyrë globale arriti të bind qytetarët e vendit të tij për atë që quhet rezistenca paqësore. Për mua më i rëndësishëm se rezistenca paqësore ishte ndërtimi i një shteti paralel, i cili arriti të funksionojë në mënyrë perfektë me kontribute vullnetare, pa asnjë ligj të shkruar apo imponuar…Nuk mund të ketë histori të Kosovës pa Ibrahim Rugovën”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Gazetari ka vlerësuar lartë edhe figurën e Hashim Thaçit, derisa thotë se po mbahet padrejtësisht në Hagë.

Rrëfimi i Blendi Fevziut për prapaskenat e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës
Lexo po ashtu Rrëfimi i Blendi Fevziut për prapaskenat e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës

“Thaçi është nga njerëzit që ka besuar një ëndërr që është dukur e paarritshme. Ai bashkë me shokët sfidoi ushtrinë Jugosllave që në atë kohë ishte ndër më të fuqishmet në botë. Është një njeri me kontribut të jashtëzakonshëm por fati apo fatkeqësia ishte që kulmin e arriti kur ishte shumë i ri. Ai ishte 30 vjeç kur hapi dyert e Rambujesë. Nga ai moment Thaçi shënoi emrin e tij në histori shumë më fuqishëm se çdo gjë që bëri më pas”.

Moderatori i “Opinion” thotë se Kurti është “kafshë në politikë” në kuptimin pozitiv të fjalës.

“Kurtin e kam njohur që nga protestat studentore. Është politikan i jashtëzakonshëm. Kurti ën kuptimin e mirë të fjalës është një lloj :kafshe politike”. Por ai raportin me opozitën e ka shumë më të mirë se atë me pushtetin. Ishte shumë më kreativ në opozitë se në pushtet. Në opozitë Kurti kishte një lloj fantazie dhe kreativiteti që nuk po ja shoh në pushtet”, deklaroi tutje Fevziu./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Drejtësi
Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori