LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi i Blendi Fevziut për prapaskenat e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës

Rrëfimi i Blendi Fevziut për prapaskenat e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës

Gazetari dhe moderatori i njohur nga Shqipëria, Blendi Fevziu ka qenë i ftuar në emisionin “Personale” me Krenare Vokshi-Shala në RTV Dukagjini.

Fevziu është ndër të paktët gazetarë të kohës që kishte bërë një dokumentar për shpalljen e pavarësisë së Kosovës, duke treguar prapaskenat e ditës më të rëndësishme të Kosovës.


“Unë po merresha me përgatitjet për shpalljen e Pavarësisë së Kosovës. Datat ende nuk i dinim me saktësi. Ishte një problem që na njoftuan se ndërkombëtarët nuk do të lejonin Kosovën të shpallte Kosovën në mënyrë triumfale pasi mund të provokoheshin serbët apo mund të kishte edhe incidente”, tha ai, përcjell Telegrafi.

“Kjo mua në atë kohë mu duk e pa tolerueshme dhe i thashë kryeministrit Thaçi: Ju mund të keni detyrimet tuaja, por asnjë ndërkombëtarë nuk na detyron neve të mos ndjekim shpalljen e  Pavarësisë së Kosovës. Nëse ju keni kufizime, ne nuk i kemi ato”, tregon Fevziu bisedën me Thaçin.

Ai thotë se bashkë me disa gazetarë tjerë organizuan një plan për ditën e pavarësisë.

“Të enjten para shpalljes së Pavarësisë ftova Lutfi Hhazirin nga LDK dhe Fatmir Limajn e PDK-së që të ishin në emision. Por rruga e Kukësit në atë kohë nuk ishte e rregulluar dhe iu dërgova një helikopter në Prishtinë dhe i solla në emision”.

Fevziu thotë se 80% e planit të tyre dështoi për t’u realizuar.

“Ne donim ta përcillnim Hashim Thaçin qysh nga shtëpia kur vendos kravatën e deri në Kuvend. Të njëjtën gjë do e bënim edhe me Presidentin e Kosovës por ishin vonë, nuk mundi të realizohej”, tregoi tutje Fevziu./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori