LAJMI I FUNDIT:

Si i kalojnë vikendet pasanikët Bill Gates, Elon Musk dhe Jack Dorsey

Si i kalojnë vikendet pasanikët Bill Gates, Elon Musk dhe Jack Dorsey

Për disa njerëz, vikendi shërben si pushim nga puna e lodhshme gjatë javës.

Për disa tjerë, vikendi është mit – dita e shtune dhe e diele shërbejnë vetëm si zgjatje e orarit të javës në mënyrë që të dalin para konkurrencës, transmeton Telegrafi.

Duke i gjykuar edhe mënyrat e ndryshme se si njerëzit e suksesshëm i shpenzojnë ditët e tyre të lira (të paktën teorikisht) nga puna, ne mund të biem në përfundim se faktikisht nuk ka ndonjë mënyrë të duhur apo të gabuar për t’i strukturuar vikendet – gjithçka është rreth gjetjes së një balancimi të duhur për ju.

Bill Gates e shijon në maksimum vikendin

Miliarderi i ‘Microsoft’ ka treguar për lexuesit e ‘Reddit’ se i kalon vikendet duke e shikuar vajzën e tij duke kalëruar dhe duke u argëtuar.

Jack Dorsey bën hiking dhe përgatitet për javën që po vjen

Në vitin 2011, kur Jack Dorsey ishte duke i drejtuar me orar të plotë Twitter dhe Square, ai kishte deklaruar  se ditën e shtune e kalon duke bërë hiking, ndërsa gjatë së dielës përqendrohet në strategjitë, reflektimet dhe përgatitet për pjesën tjetër të javës.

Elon Musk e kalon kohën me fëmijët e tij

Musk, drejtori miliarder i SpaceX dhe Tesla, i ka pesë fëmijë me të cilët, siç ka thënë ai, i kalon vikendet.

Sidoqoftë, ai gjithashtu në vitin 2013 kishte deklaruar se një pjesë e kohës së tij të lirë shpenzohet duke dërguar e-maile. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Rruga më e shkurtër në botë - është vetëm dy metra e gjatë dhe në të ndodhet edhe një hotel

Rruga më e shkurtër në botë - është vetëm dy metra e gjatë dhe në të ndodhet edhe një hotel

A e dini se...
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
Të gjithë e kemi këtë produkt në shtëpi dhe bën mrekulli për bimët tuaja

Të gjithë e kemi këtë produkt në shtëpi dhe bën mrekulli për bimët tuaja

A e dini se...
A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini se...
Pse duhet të vendosni një filxhan tek dera sa herë që jeni vetëm në banesë? Ja arsyeja

Pse duhet të vendosni një filxhan tek dera sa herë që jeni vetëm në banesë? Ja arsyeja

Stil
Kalo në kategori