LAJMI I FUNDIT:

Si ia hodhi Stalinit i biri, me ekipin sovjetik të hokejit, si dhe kuriozitete të tjera që mund të mos i keni ditur

Si ia hodhi Stalinit i biri, me ekipin sovjetik të hokejit, si dhe kuriozitete të tjera që mund të mos i keni ditur

Emri “Aspirin”, ishte fillimisht një markë tregtare, që i përkiste kompanisë farmaceutike gjermane “Bayer”. Por pas humbjes së Gjermanisë në Luftën e Parë Botërore, kompania u detyrua të heqë dorë nga ky emër, si pjesë e Traktatit të Versajës të vitit 1919.

Në vitin 1881, një grua u shpall e pafajshme për vrasjen e burrit që prishi fejesën mes tyre, duke përdorur “alibinë e histerisë”. Një mjek i tha jurisë se ”çdo grua e virtytshme kur privohet nga virtyti, padyshim që do të çmendet”. Gjykata e liroi brenda 20 minutash.


“Prova” matematikore pse 1+1 bëjnë 2, është argumentuar në një shtjellim plot 372 faqe të gjatë, dhe ajo u vërtetua vetëm në shekullin XX–të.

Aktori i njohur amerikan Ben Aflek, braktisi gjimnazin që frekuentonte, kur mësuesi i tij i letërsisë e talli pasi lexoi një skicë të hershme të skenarit, që më vonë do të bëhej filmi i famshëm “Good Will Hunting”.

Ka dëshmi se njerëzit e lashtë, vriteshin dhe haheshin nga shqiponjat.

Gjatë një testimit bërthamor nëntokësor në Los Alamos të SHBA-së në vitet 1950, shpërthimi i fuqishëm e shkallmoi derën prej çeliku që peshonte mbi 2 tonë, dhe e hodhi atë në atmosferë me një shpejtësi prej 65 km në sekondë. Dera nuk u gjet më kurrë.

Aztekët luftonin me një “Macuahuitl” – një shpatë druri e veshur me një tehe të mprehtë, të bërë prej magmës së ftohur vullkanike. Sipas kronikave nga pushtuesit spanjollë, ajo ishte mjaftueshëm e mprehtë për t’i prerë kokën një njeriu, dhe madje edhe një kali.

Kufiri i 3 miljeve për ujërat ndërkombëtare, u caktua pasi kjo ishte distanca maksimale, që një gjyle topi mund të përshkonte që nga bregu.

Në vitin 1586, një vejushë shtatzënë i shkroi një letër të ndjerë partnerit të saj, që kishte vdekur në moshën 30-vjeçare. Letra u gjet e paprekur nga arkeologët në Korenë e Jugut në vitin 1998, pranë trupit të mumifikuar të burrit, së bashku me një palë sandale prej kërpi dhe disa fije floku të gruas.

Kur vrasësi i njohur Karl Panzram u dënua me vdekje, ai nuk pranoi që ky vendim të apelohej. Madje kërcënoi të vriste çdo aktivist, që u përpoq të ndërhynte në emër të tij.

Në vitin 1440, një traktat i shitjes së tokës ndërmjet Papës së Vatikanit dhe Firences, la aksidentalisht jashtë një rrip të vogël toke rreth Kospaias. Njerëzit e zonës, e shpallën menjëherë pavarësinë e tyre, dhe qëndruan të pavarur për gati 400 vjet.

Kur i gjithë ekipi i hokejit i Bashkimit Sovjetik, gjeti vdekjen në një aksident ajror në vitin 1950, djali i Stalinit, Vasili, e fshehu tragjedinë. Ai e zëvendësoi me shpejtësi të gjithë ekipin, për të shmangur zemërimin e babait të tij. Stalini nuk e vuri re kurrë ndryshimin. /bota.al/

Në trend Fun

Më shumë
Të gjithë kanë vetëm një pyetje kur shohin këtë foto nga Bosnja: Pse?

Të gjithë kanë vetëm një pyetje kur shohin këtë foto nga Bosnja: Pse?

Fun
Domethënia e shkronjës “M” në pëllëmbën e dorës, të cilën e kanë pasur të gjithë profetët

Domethënia e shkronjës “M” në pëllëmbën e dorës, të cilën e kanë pasur të gjithë profetët

Interesante
Mbi 33 milionë shikime - vogëlushi filloi të kërcente menjëherë pasi bëri hapat e para në jetë

Mbi 33 milionë shikime - vogëlushi filloi të kërcente menjëherë pasi bëri hapat e para në jetë

Fun
Rekord i ri botëror - 353 balerina kërcejnë në majë të gishtërinjve për një minutë

Rekord i ri botëror - 353 balerina kërcejnë në majë të gishtërinjve për një minutë

Interesante
Prindërit i shpuan veshët një foshnje tre muajshe dhe zemëruan publikun

Prindërit i shpuan veshët një foshnje tre muajshe dhe zemëruan publikun

Fun
Kanadezi 13-vjeç arriti të mashtrojë pronarin e Lamborghinit për moshën, ia dha për një xhiro – shkatërroi veturën 500 mijë dollarëshe

Kanadezi 13-vjeç arriti të mashtrojë pronarin e Lamborghinit për moshën, ia dha për një xhiro – shkatërroi veturën 500 mijë dollarëshe

Fun
Kalo në kategori