E dini sa shumë kam qejf të dëgjoj kur dikush shpalos tregime dhe kujtime të dashura nga fëmijëria, kujtime të shkëputura të shtëpisë në të cilën janë rritur… kujtimet e mia do të mbesin gjithmonë në memorien time sepse ne ishim një familje e madhe plot 8 anëtarë: unë, 2 motra, vëllai, babi – mami dhe gjyshi – gjyshja.
Që nga fëmijëria gjithmonë kemi jetuar në shtëpi goxha të madhe. Nuk e di si është të jetosh në hapësira tjera por një gjë e di që dera e shtëpisë më jepte ndjenjën që mund te duronte edhe furtunën më të fuqishme, sepse ishte aq e sigurte dhe nuk e ke frikën që dikush mund ta thyej. Si fëmijë bota brenda shtëpisë ishte magjike, shumica e dhomave në shtëpi dukeshin gjigante. Ne kishim një dhomë ngrënie që ishte shumë e madhe për mijëra njerëz – dhe një nga ato tavolinat e dhomave të ngrënies me të vërtetë të gjata druri që shihnim në filma. Kishim një korridor që sa e bënim fushë futbolli e sa fushë volejbolli, ishte një magji në vete e gjithë kjo hapësirë e madhe. E mbajë mend si fëmijë endeshim poshtë e lartë kateve të shtëpisë duke luajtur fshehurazi, ku na duhej të kishim koncentrim për të gjetur motrën apo vëllanë se ku ishin fshehur. Nga nuk na shkonte mendja të hynim, sa në një dhomë sa në një tjetër, sa në tavan, dollap apo edhe në garazhe, tamam si mendje fëmijësh.
Secili kishte këndin e tij në dhomë të rrethuar qoftë me lodra, libra, tavolina pune apo hapësira për piktura të ndryshme. Eee… ku ka ma mirË për një fëmijë se sa të ketë një oborr, ku vrapon si i dalldisur pas shkollës dhe as nuk futet brenda vetëm e hedh çantën dhe vazhdon aktivitetin në pjesën tjetër të ditës.
Stina e verës e kishte atë kënaqësinë e vetë me aktivitetet si grilli me familje, pishina e fëmijëve apo lojërat me ujë në oborrin e shtëpisë, por aq sa ishte stina e verës e këndshme ashtu ishte edhe stina e dimrit. Kur vinte koha e vitit të ri, aktiviteti më i madh ishte zbukurimi i shtëpisë dhe i oborrit nga jashtë me drita te llojllojshme ku mund ta shihje që nga fillimi i lagjes si një xixëllonjë, sepse ne gjithmonë e shtynim babin që oborri ynë të dukej më i miri nga shtëpitë e fqinjëve, epo fëmijë ishim diçka duhet të mendonim në këtë mënyrë. Kishim mundësi të ndërtonim dordolecin apo të luanim me topa dëbore e besa dhe të ndërtonim shtëpi dëbore në hapësirën e rrethuar e të mbrojtur nga automjetet pa frikën që dikush mund të rrëshqas dhe të ta prishë lojën. Fëmijëri e lumtur ka qenë.
E tani që jam bërë vet Nanë, gjithmonë nisem me mendimin se #SkasiNshpi, kujtimet më të mira fëmija im do ti ketë nga shtëpia, njësoj si më kanë mbetur dhe mua. Edhe fëmijët e mi jetojnë në një shtëpi e cila është plotë e ngrohur me dashurinë e gjyshit dhe gjyshes, ku së bashku mbjellin lule, pemë apo perime në pranverë, dhe posa të piqen se bashku i këpusin frutat që i mbollën me shumë dashuri. Gjyshërit nga pak i llastojnë fëmijët por kënaqësia kur sheh lumturinë në sytë e tyre me ato duar te qara dhe ato te vockla e të njoma duke punuar së bashku në punëtori me vegla pune, nuk ka çmim vlera e saj e madhe e kënaqësisë dhe kujtimet që do ju ngelen do të jenë të paharrueshme.
E kam të pamundur të ndjehem e sigurte nëse nuk jetoj në një shtëpi, e sidomos në një lagje të duhur, sepse ka shumë rëndësi. Unë jam rritur me një lagje shumë të sigurte, ku fqinjët nuk i kemi ndarë nga pjesëtarët e familjes, ku çelësin e shtëpisë e kemi lënë pa merak tek ta edhe kur s’kemi qenë në shtëpi, dhe në rast se iu duhej diçka mund të hynin sikurse në shtëpinë e tyre. E dini sa problem e kam kur iki me familje në pushime, jo se s’ka kush kujdeset për shtëpinë, por sepse fëmijët e mi edhe pas një dite të lodhshme në plazh kur të vije koha e gjumit mezi s’presin te rehatohen në shtratin e vet, e qe këtë ndjenjë ia dhuron vetëm dhoma e tyre e gjumit në të cilën ndjehen të sigurte dhe të ngrohtë në ambientin e shtëpisë.
Mundohem që shtëpia ime ta ketë tamam aromën e shtëpisë nga gatimet, ngrohtësinë e nevojshme dhe dashurinë e pashtershme. Sa ndjenjë mirë është kur ke shtëpi dhe hapësira të bollshme, ku fëmijët mund të ndjekin aktivitete të ndara në pjesë apo dhoma të ndryshme. Sidomos kur shoku e ka dhomën e vetë për gardërobë dhe nuk brengosesh se rrobat i janë tollovitur diku me rrobat tua apo të fëmijëve, ku thjeshtë secili mund ta ketë këndin e tij të privatësisë. Gjithashtu besoj më kuptoni, çdo kush ka momente kur lodhet dhe ke nevoje të gjesh një dhome boshe sa të pushosh pak nga zhurma e fëmijëve, prandaj kur ke shtëpi të madhe dhe dhoma të mjaftueshme çdo gjë ka zgjedhje. Unë kam të gjithë atë hapësire të duhur në shtëpi si për tu çlodhur, hekurosur, lexuar, gatuar, tharë rrobat, e besa edhe për një mini zyre ku më duhej të punoja në kohën kur ishim të mbyllur.
Pothuajse harrova të ceki që s’ka ndjenjë më të mirë se kur pret mysafir dhe e din që ke mjaftueshëm vend për ti akomoduar, mjaftueshëm banjo nëse dikush dëshiron të shfrytëzoj për nevojat e tyre në të njëjtën kohë, dhe ku fëmijët kane këndet e tyre të bollshme apo mund të dalin krejt fare në oborr për të luajtur pa ju penguar juve në bisedat shoqërore me miqtë.
Shtëpia është aty ku ndjehesh i sigurt, i lidhur, i kuptuar dhe i dashur.
Eee këtë ndjenjë ta ofron shtëpia në lagjen #Qërshiaemadhe
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nis një fushatë kundër shtrenjtimit të rrymës

Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

ZRRE-ja propozon ngritjen e çmimit të rrymës për rreth 15 për qind

Dhuro me zemër për personat me sindromën Down

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës