Situata në veri të Kosovës pas largimit të Listës serbe nga institucionet e Kosovës dhe pjesëtarëve serbë në kuadër të Policisë së Kosovës ka bërë që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të zhvillojë një takim me përfaqësues të katër komunave veriore të Kosovës, Mitrovicë veriore, Leposaviq, Zveçan e Zubin Potok në fillim të javës.
Në këtë takim përfaqësuesit e komunave patën disa kërkesa drejtuar qeverisë, por gjithashtu morën dhe premtime për sigurinë atje nga kryeministri i vendit.
Përfaqësuesi i Komunës së Leposaviqit, Haki Imeri në një deklaratë për Telegrafin bëri të ditur se kryeministri Kurti i ka premtuar se do të jenë në kontakt të vazhdueshëm për të gjitha zhvillimet në veri të vendit si dhe tejkalimin e situatës së krijuar.
Imeri po ashtu tha se kanë marr dhe disa kontakte të personave përgjegjës të ministrive përkatëse për problemet e tyre ditore atje.
“Kryeministri na premtoi që të jemi në kontakt të vazhdueshëm për shkak të specifikave të veriut. Morëm disa kontakte të personave kompetentë që t’i kontaktojmë në ministri, për shkak të specifikave dhe kërkesave pasi është një çështje pak e çoroditur…ishte takimi i parë dhe na premtoi që së paku do të jemi në kontakt për tejkalimin e situatës. Kurti na tha që situata në veri të Kosovës është e tensionuar por me shpresa që do të rregullohen çështjet”, ka thënë Imeri.
Përfaqësuesi i Leposaviqit tregoi se një ndër problemet që kanë aktualisht është dhe transporti për të cilën ka kërkuar nga kryeministri Kurti që t’ua sigurojë.
Kjo pasi siç tregoi ai transporti do t’ua mundësonte banorëve në tri fshatrat e Leposaviqit, Kushtovë, Bistricë dhe Cerajë të lëviznin lirshëm.
“Çështja më urgjente te ne është transporti. Kërkesat e parashtruara edhe në kryeministri është transporti për tri fshatrat, Kushtove, Bistricë dhe Cerajë”.
E, sa i përket pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, Imeri theksoi se në fshatin Bistricë të Leposaviqit është një nënstacion policorë, i cili siç potencoi ai iu ndihmon banorëve për problemet dhe kërkesat të cilat i kanë.
“Për çështje të sigurisë është dhe një stacion policor. Është njëfarë panike e mungesës së sigurisë, njëfarë heshtje. Sipas informatave që janë dhe publike është në funksion. Por, po flas për nënstacionin që gjendet në Bistricë të Shalës, ka polic shqiptarë, gjithmonë janë në dispozicion dhe na gjenden edhe kur kemi probleme edhe me rrymë ndonjëherë. Janë bashkëpunues, e nuk kemi ndonjë vërejtje. Quhet si policia në komunitet”, ka thënë Imeri për Telegrafin.
Edhe përfaqësues i Komunës së Zubin Potokut, Qazim Veseli ka thënë se situata në këtë komunë për momentin është e qetë. Ai tha se në takimin me Kurtin kanë marr premtim për mbështetje nga qeveria.
“Na ka thënë që duhet të vazhdojmë punën, mbështetja është nga qeveria. Situata për momentin është e qetë por e brishtë”, ka thënë Veseli.
Ndërsa, përfaqësuesi i Komunës së Zveçanit, Lulzim Peci, për Telegrafin theksoi se kërkesat e tij për komunën të cilën e përfaqëson të jetë siguria, energjia dhe të furnizohen banorët me ujë.
“Në takimin me Kurtin kërkuam që gjendja e sigurisë për banorët në fshatrat veriore të jetë e qetë. Të kenë energji, ujë, dhe për ne si zyrë që shpenzimet operative të mos ndalojnë. Situata në përgjithësi është e qetë”, ka thënë ndër të tjera Peci.
Edhe, zëvendëskryesuesi i Kuvendit Komunal në veri të Mitrovicës, Skender Sadiku ditë më parë në një prononcim për Telegrafin kishte treguar se gjatë këtij takimi ata kërkuan siguri si dhe ruajtjen e qetësisë për qytetarët në veri të vendit.
Sadiku po ashtu tha se nga kryeministri Kurti kanë kërkuar që të jenë në komunikim të vazhdueshëm me institucionet e qeverisë.
“Në takim ne kërkuam që të ruajmë qetësinë dhe me na e ruajt familjen, sepse atje jetojnë njerëz. Kërkuam që eventualisht të kemi komunikim me institucionet e qeverisë. Prezent ka qenë dhe ministri i MAPL-së, Elbert Krasniqi”, ka thënë Sadiku.
Siç u shpreh Sadiku edhe për qeverinë, por dhe për ta rrethanat e krijuara janë të reja, ndërkaq nga situata e krijuar ata nuk duan të kenë pasoja në njerëz e as tek fëmijët.
“Këto çështje që janë të komunës dhe të kryeministrisë, na u premtua që do të kemi përkrahjen e tyre. Edhe për qeverinë është një rrethanë e re, për ne po se po. Do t’i kalojmë këto rrethana, por në fund të ditës mos të ketë pasoja tek njerëzit e thjeshtë, pasi fëmijët s’janë fajtorë. Kryeministri i ka ofru të gjithë qytetarëve siguri në këto momente. Ka shenja që po kalojmë në bllokadë, por që jeta të vazhdojë, edhe pse jo me normalitet pasi jemi të vetëdijshëm në rrethanat që janë krijuar, por mos të afektoj në ndonjë telashe dhe të ju krijojnë telashe qytetarëve”, tha ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje