LAJMI I FUNDIT:

Si duket një shtëpi e zakonshme në nëntë shtete të ndryshme?

Si duket një shtëpi e zakonshme në nëntë shtete të ndryshme?

E keni menduar ndonjëherë se si duken shtëpitë e zakonshme në vende të ndryshme të botës? Më poshtë do të gjeni foto dhe përshkrim nga nëntë shtete të ndryshme anë e mbanë botës.

Për disa prej tyre mbase do të bëheni xhelozë, por me disa prej tyre do të vlerësoni më shumë shtëpinë që keni.

Japoni


Tokio është një nga qytetet më të shtrenjta e më të banuara në të gjithë botën. Ndaj në hyrjet e mëdha jetojnë vetëm të pasurit, ndërsa të tjerët në shtëpi të vogla që me zor zënë edhe njerëzit. Në hyrje si kjo në foto ka vetëm një dhomë, që shërben si dhomë gjumi, sallon dhe kuzhinë. Për të dalë në ballkon duhet të kalosh mbi krevat…e thjeshtë apo jo?

Spanjë

Shumica e spanjollëve jetojnë në komplekse apartamentesh. Një shtëpi klasike ka mure të bardhë, dysheme prej çimentoje dhe dritare me grila. Një nga gjërat më të rëndësishme në shtëpitë spanjolle është ngrohja qendrore. Përveç kësaj veçorie, spanjollët kanë edhe një zakon tjetër, ata nuk hanë asnjëherë në kuzhinë. Në kuzhinë vetëm gatuhet, ndërsa ushqimi konsumohet në sallon.

Suedi

Suedezët kanë fiksim të përdorin katin përdhes për raste nga më të ndryshmet. Ruajnë ushqime, veshje, madje krijojnë edhe palestër. Muret dhe mobiliet e bardha tregojnë qartë modelet klasike skandinave.

Angli

Shumica e anglezëve nuk i preferojnë shtëpitë, por parapëlqejnë hyrje të vogla jashtë qytetit. Përditshmëria në hyrjet që do të shikoni në foto nuk është dhe aq e thjeshtë, sidomos gjatë dimrit për shkak të mungesës së ngrohjes qendrore.

Korea e Jugut

Mirë se erdhët në Korenë e Jugut, atje ku holli mirëpritës… nuk ekziston. Dera qendrore të çon menjëherë në kuzhinë ose në dhomën e gjumit. Gjithashtu jashtë derës qendrore ekziston një vend për të hequr këpucët para se të futesh brenda. Përndryshe…

Australi

Do të fillojmë nga diçka e rëndësishme. Në Australi termi garsoniere nuk ekziston. Shumica e tyre jetojnë në shtëpi me më shumë se tre dhoma gjumi. Një shtëpi klasike ka dy banjo, garazh dhe një dhomë ekstra për rroabalarësen, disa herë edhe një sallon të dytë. Shumica e dyerve të jashtme janë prej xhami.

Indi

Shtëpitë janë dykatëshe me shumë hapësirë. Ato kanë një vend të veçantë për kafshët dhe për ruajtjen e ushqimeve, ndërsa kati i parë zakonisht është vetëm për të mirëpritur miqtë. Çdo shtëpi ka një dhomë në të cilën vendoset shëmbëllimi i Perëndisë ku falen të gjithë pjesëtarët e familjes. Dhomat në të cilat qëndrojnë vajzat zakonisht nuk kanë dritare, sepse ato nuk lejohet të shikojnë jashtë…

Kubë

Në Kubë shtëpitë janë njëkatëshe dhe prej çimentoje, shkruan revista class. Muret shpesh herë janë të veshur me dru, ndërsa disa shtëpi kanë tavane të lartë dhe mobilie të vjetra dhe të veçanta.

Amerikë

Shtëpitë amerikane kanë shumë vend, aq sa në dhomën tënde mund të fillosh të luash tenis. Një detaj i veçantë i shtëpive amerikane është që numri i tualeteve duhet të jetë gjithmonë i njëjtë me atë të dhomave të gjumit. Këto të fundit zakonisht ndërtohen në pjesën e pasme të shtëpisë, larg syve të atyre që vizitojnë shtëpinë.

/Telegrafi/