LAJMI I FUNDIT:

Si duket kur mjeku ju shpon amnionin: Me një gjilpërë shpon qesen, përshpejton lindjen, por mbart edhe rreziqe

Si duket kur mjeku ju shpon amnionin: Me një gjilpërë shpon qesen, përshpejton lindjen, por mbart edhe rreziqe

Amnioni mund të pëlcasë para lindjes, gjatë lindjes, por madje edhe bebja mund të lindë në të. E gjitha varet se sa është e fortë membrana e amnionit

Mirëpo, jo rrallë ndodh t’ju pranojnë në maternitet dhe t’ju përgatisin për lindje, ndërsa mjeku vendos që ka ardhur koha që manualisht të shpërthejë amnionin, dhe kështu të përshpejtojë lindjen.

Nëse kontraktimet zgjasin shumë dhe mjekët konsiderojnë që lindja do të mund të përshpejtohet, do të sugjerojnë shpërthimin e amnionit.

Sipas rregullit, duhet më parë shtatzëna të pranojë këtë procedurë dhe vetëm pastaj të aplikohet, transmeton Telegrafi.

Edhe pse kjo procedurë mund të përshpejtojë lindjen, ekspertët janë të mendimit që ka edhe rreziqe pas shpimit të amnionit:

Prolapsi i shiritit të kërthizës – shiriti i kërthizës së foshnjës zbret pranë kokës në vagjinë, duke i ndërprerë foshnjës qarkullimin e gjakut, gjë që çon urgjentisht në operacion cezarian.

Rreziku i infeksionit – ekzaminimet e shpeshta vagjinale mund të rrisin rrezikun e infeksionit. Nëse gruaja nuk lind brenda 12 orëve nga thyerja ose shpimi i lëngut amniotik, asaj do t’i jepen antibiotikë.

Shqetësimi fetal – rrahjet e dobëta të zemrës së foshnjës mund të ndodhin për shkak të presionit në kordonin e kërthizës ose placentës. Kjo rënie e rrahjeve të zemrës shkaktohet nga presioni për shkak të pozicionit të foshnjës dhe është më e vështirë të “riparohet” kur foshnja nuk është në një qese amniotike të paprekur.

Rupturë e një vene – nëse një venë kalon nëpër membranë dhe shpohet gjatë punksionit të lëngut amniotik, foshnja do të humbasë një vëllim të madh gjaku shumë shpejt, që është një situatë tjetër emergjente.

Kontraksione më të dhimbshme – një efekt anësor i zakonshëm është rritja e ndjeshme e intensitetit të dhimbjes dhe gratë janë më të prirura për të kërkuar anestezi epidurale ose anestezi të tjera.

Prerje cezariane – ka më shumë gjasa që lindja të përfundojë me prerje cezariane, për shkak të komplikimeve të përmendura më sipër, dhe për shkak të kohës së kufizuar për të cilën sipas procedurës duhet të kryhet lindja.

Si bëhet shpimi i membranës?

Mjeku do t’ju shpojë ujin me një gjilpërë të madhe mjekësore dhe kjo video tregon saktësisht se si duket:

@midwifemamaDid yours break on its own?♬ Bad Habit – Steve Lacy

/Telegrafi/