LAJMI I FUNDIT:

Si duken gratë e njerëzve më të pasur të botës

Si duken gratë e njerëzve më të pasur të botës
epa04868118 (FILE) A file picture dated 11 July 2013 of Mark Zuckerberg (R), chief executive officer and founder of Facebook Inc., and wife Priscilla Chan (L) attending Allen and Company 31st Annual Media and Technology Conference, in Sun Valley, Idaho, USA. The couple is expecting a baby girl, Zuckerberg annouced on 31 July 2015 on his Facebook site. EPA/ANDREW GOMBERT *** Local Caption *** 50914547

Njerëzit shpesh mendojnë se gratë e miliarderëve janë supermodele të kuruara që i kalojnë ditët mes salloneve të bukurisë dhe festave. Por a janë vërtetë kështu?

Shembujt e mëposhtëm e rrëzojnë mitin rreth grave të njerëzve më të pasur të botës.


Warren Buffett dhe Astrid Menks

2Warren Buffett është një nga investitorët më të famshëm në botë. Pasuria e tij vlerësohet më tepër se 70 mld dollarë. Ai u takuam me Astrid në 1970, kohë kur punonte si kamerier. Diferenca e moshës mes tyre është 16 vjet, duke provuar se dashurua nuk njeh kufij.

Bill dhe Melinda Gates

3

Pasuria e Bill Gates vlerësohet më tepër se 80 mld dollarë. Bill e takoi gruan e tij të ardhshme në fund të viteve ’80, në një konferencë të organizuar nga Microsoft (ajo ishte një punonjëse e kompanisë). Ata u martuan në vitin 1994 dhe rritën 3 fëmijë së bashku. Bill dhe Melinda gjithashtu kanë themeluar fondin më të madh të bamirësisë në botë.

Mark Zuckerberg dhe Priscilla Chan

1

Pasuria e Mark Zuckerberg vlerësohet më shumë se 50 miliardë dollarë. Ai e takoi bashkëshorten e tij të ardhshme kur ende ishte një student në Harvard. Priscilla gjithmonë i ka mbështetur përpjekjet e Mark dhe besonte në suksesin e tij. Ata u martuan në maj të vitit 2012 në një ceremoni modeste në shtëpinë  e tyre. Në 2 dhjetor 2015 Mark dhe Priscilla u bënë prindër të një vajze.

Larry Page dhe Lucinda Southworth

4

Larry Page është një nga themeluesit e Google. Pasuria e tij vlerësohet më tepër se 30 mld dollarë. Pak dihet për partneret e tij, e cila është 7 vjet më e re në moshë. Në mënyrë të kuptueshme ajo përpiqet të shmangë vëmendjen e madhe publike. Dihet se ata janë martuar vetëm pak muaj pasi janë njohur.

Jeff dhe MacKenzie Bezos

5

Jeff Bezos është themeluesi i Amazon. Pasuria e tij vlerësohet më tepër se 60 mld dollarë. Ai e takoi partneren e tij të ardhshme në vitin 1992. Kohë më vonë, MacKenzie ka rrëfyer në një intervistë për Vogue: ‘Zyrat tona ishin ngjitur me njëra-tjetrën dhe çdo ditë unë dëgjoja të qeshurën e tij të mrekullueshme. Si mund të mos bija në dashuri?’ Një vit më vonë ata u martuan dhe sot kanë 4 fëmijë.

Richard dhe Joan Branson

6

Pasuria e themeluesit të Virgin Group vlerësohet rreth 5 mld dollarë. Richard e takoi gruan e tij të ardhshme në një dyqan antikuarësh; pavarësisht faktit se ajo ishte e martuar, ai iu vardis për një vit me radhë. Kështu ajo e la bashkëshortin e parë për fansin e saj më të madh. Sot çifti ka dy fëmijë.

Amancio Ortega dhe Flora Pérez Marcote

7

Pasuria e njeriut që posedon Inditex – kompania e madhe multinacionale e modës që zotëron Zara, Massimo Dutti, Pull & Bear, Stradivarius, Bershka, Oysho, Uterque, dhe Lefties – vlerësohet më tepër se 70 mld dollarë. Për një kohë të gjatë Flora ka punuar si sekretare e Amancio dhe në vitin 2001 ata u martuan.

Michael Bloomberg dhe Diana Taylor

8Michael Bloomberg është politikan, sipërmarrës, dhe ish-kryetari i bashkisë së New York-ut. pasuria  e tij vlerësohet më tepër se 40 mld dollarë. Ai u divorcua nga gruaja e parë dhe prej vitit 2000 bashkëjeton me Diane. Në intervista të ndryshme çifti janë shprehur se nuk e shohin si prioritet të martohen zyrtarisht.