Mbi 300 forca speciale të Policisë së Shtetit, RENEA dhe FNSH, u dyndën në Elbasan pas masakrës së 3 shkurtit, ku nga disa breshëri automatiku u vranë në një lokal 3 persona dhe u plagosën 8 të tjerë.
Policia e Elbasanit u gjet e papërgatitur, ndonëse shenjestra e sulmit, anëtarët e fisit Çapja, mbikqyreshin prej kohësh për shkak të hasmërive të vjetra e një zinxhiri ngjarjesh kriminale që i kishte parë të përfshirë apo të dyshuar.
Forcat RENEA, FNSH e Fierit dhe policitë e disa qyteteve, si Tiranë, Durrës, Lushnje, Librazhd e Gramsh u vunë në gatishmëri.
Elbasani u blindua për disa ditë. Policia dërgoi në media filmime të shumta të kontrolleve të kryera gjatë ditës e gjatë natës, me persona të shoqëruar nga forca speciale të maskuara dhe të armatosura rëndë.
Blindat e RENEA hynë nëpër lagje sa në kërkim të vrasësve, ende të paidentifikuar, aq edhe në arrestimin e personave të dyshuar si të përfshirë në aktivitete të ndryshme kriminale.
Disa familje u mbajtën nën vëzhgim të fshetë, në veçanti familjet Mema e Beqiri që ishin në hasmëri me fisin Çapja, që në antentatin e të mërkurës së 3 shkurtit humbi një pjesëtar të saj, Agron Çapen dhe iu plagosën dy të tjerë.
Forcat e policisë qëndruan për disa javë në Elbasan. Por dy muaj pas masakrës dhe këtij mobilizimi të paparë ndonjëherë të policisë për një ngjarje kriminale, një tjetër vrasje që dyshohet të jetë një tjetër hallkë e zinxhirit të hakmarrjeve të fiseve Çapja me fiset Mema e Beqiri.
Viktima e mëngjesit të së hënës së 11 prillit është Saimir Beqiri. Ai është vëllai i Gentian Beqirit të vrarë në vitin 2012 në shtëpinë e tij, bashkë me babanë, të afërm të familjes Mema. Gentiani ishte dënuar për vrasjen e Sokol Çapes dhjetorin e vitit 2005. Ishte nxjerrë në arrest shtëpie pasi kishte mbetur i paralizuar gjatë tentativës për t’i ikur policisë.
Si i dyshuar për vrasjen e tij u arrestua Florenc Çapja, i cili mbeti i plagosur ngjarjen e 3 shkurtit. Pas disa ditësh u lirua, pasi provoi që kishte kaluar në Maqedoni para ngjarjes dhe kishte hyrë pas saj, edhe pse prokurorët dyshonin se ai mund të kishte hyrë dhe dalë ilegalisht nga Shqipëria gjatë kësaj periudhe.
Ngjarja e 3 shkurtit, sipas grupit hetimor, u krye për hakmarrje. Dhe pjesëtarët e fiseve të dyshuara janë ndjekur gjatë kohës së hetimeve, që nuk kanë përfunduar ende, edhe me metoda speciale. Mes tyre edhe Saimir Beqiri.
Por mëngjesi i 11 prillit e gjeti sërish të papërgatitur policinë e Elbasanit. Saimir Beqiri u ndoq me makinë, më pas në këmbë dhe u ekzekutua me silenciator përpara një pike karburanti nga dy persona që mbanin paruke, por me fytyra të zbuluara.
Prokuroria ka dyshime të forta se eliminimi i tij është i lidhur me mbrëmjen e 3 shkurtit. Vrasësit mundën të largohen dhe policia ka arrestuar vetëm rojen e pikës së karburantit, për moskallëzim krimi, por asnjë nga autorët.
Për vrasjen e 3 shkurtit, në Elbasan shkoi edhe vetë kreu i policisë së shtetit, Haki Çako. Ai do të deklaronte se pista kryesore e hetimeve ishte ajo e hakmarrjes, një deklaratë kjo që paralajmëronte se zinxhiri i hakmarrjeve që ka marrë 10 jetë në 11 vjet nuk do të ndalej.
Megjithatë, policia dështoi edhe njëherë që ta parandalonte valën e krimeve, ndonëse i kishte identifikuar prej kohësh personat që mund të ishin në shenjestër të hakmarrjes, që deri tani ka shkaktuar 12 viktima.
Sokol Çapja, Agron Çapja, Eno Bedalli e Ardit Sinakolli janë viktimat e njërës palë, ndërsa Fadil Mema, Ardian Ibrahimi, Gentian Beqiri, Nezir Beqiri (babai i Gentianit), Saimir Beqiri, Dritan Sheme, Roland Rexhepi e Ilir Rexhepi të vrarët nga pala tjetër.
Për hasmërinë mes dy fiseve ndodhen në burg tre persona. Armand Llakaj, i njohur me nofkën “Çekrezi” është dënuar me 25 vjet burg dhe Marjus Tafa është dënuar me 23 vite burg, që të dy të akuzuar për vrasjen e kushëririt të Fadil Memës, Roland Rexhepit. Armand Hasani i afërmi i familjes Mema është dënuar me 25 vjet burg për vrasjen e Sokol Çapjes. Ai është i vetmi i mbijetuar nga tre të akuzuarit për atentatin. /Lapsi.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” pas pastrimit te stomatologu?
Deputetët i kthehen punës, do të diskutojnë për interpelancat ndaj Mexhitit, Stoilkoviqit, Toshkovskit, Isenit dhe Dautit
U raportua si vdekje në punë në Itali, hetimet zbulojnë se shqiptari u vra
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Çfarë na bën ajri i ndotur?
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë
Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025