Këngëtarja e njohur nga Gjakova, Yllka Kuqi, do të publikojë sot (e mërkurë) projektin e saj më të ri muzikor.

"Je dashnia" titullohet kënga e saj më e re, të cilën ka kohë që Kuqi e ka paralajmëruar që do ta sjellë.


yllk e1529486355796

Këngëtarja ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale disa fotografi, përmes së cilave ka treguar se si do të duket në klipin e ri.

Ndryshe nga herët e tjera, ajo kësaj radhe do të vijë me një performancë të veçantë, të përgatitur në bashkëpunim me një koreograf të njohur.

E veshur me një fustan të kuq dhe pamje prej biondeje, Yllka dukej shumë elegante dhe romantike teksa vallëzon në krahët e partnerit të saj.

yllka

Nga pamjet e para, duket se klipi i ri i këngëtares do të jetë ndryshe dhe më i veçantë se çdoherë tjetër.

Përveç kësaj kënge solo, ajo ka paralajmëruar se së shpejti do të sjellë edhe një bashkëpunim me reperin Gold AG. /Telegrafi/