LAJMI I FUNDIT:

Si arriti Monego të bëhet biznesi me rritjen më të shpejtë në treg – disa arsye për këtë

Si arriti Monego të bëhet biznesi me rritjen më të shpejtë në treg – disa arsye për këtë

Për bizneset që kanë arritur sukses ndërkombëtar, depërtimi në tregun e Kosovës është një sfidë jo e lehtë.

Një shembull tipik i suksesit është Monego, institucioni financiar jo-bankar që ka arritur një depërtueshmëri të madhe në treg, për një kohë të shkurtër, një rekord më vete ky.

Për këtë sukses të jashtëzakonshëm ekzistojnë disa arsye mjaft interesante.

Fintech

Rritja e shpejtë e Monegos dhe prezenca e madhe në tregun e Kosovës ka ardhur si rezultat i implementimit të shpejt të teknologjisë financiare – Fintech.

Kjo teknologji ka mundësuar një fleksibilitet të madh të shërbimeve, që ka bërë Monegon të dallohet në fushën e financave dhe ka bërë klientët të krijojnë një eksperiencë të re.

Teknologjia e avancuar Fintech ka gjetur përdorimin tash e sa kohë në Evropë, por në vendin tonë kjo ka ndodhur vetëm pas implementimit të suksesshëm të saj nga Monego, që ka rezultuar si një hap i qëlluar që po revolucionarizon gjithë fushën financiare – edhe atë të bankimit.

Energjia pozitive e të rinjve

Punësimi i të rinjve ka sjellë një frymë të re, një energji pozitive e cila ka ndikuar në një kualitet të lartë të ofrimit të shërbimeve për klientët e Monegos.

Të rinj janë më entuziastë dhe më të avancuar në aspektin teknologjik dhe Monego ka përfituar nga kjo duke krijuar një avantazh prej të cilit ka arritur të realizojë shërbime të shpejta dhe kualitative për klientët. Vlere shtese janë edhe punëtoret e kompanisë, mosha mesatare prej 25 vjet, si edhe 70% e tyre qe janë femra.

Krejt Kosova është Monego

Shtrirja e shpejtë e Monego në gjithë vendin ka ndikuar në përqafimin e shpejtë të brendit dhe shërbimeve që ofron institucioni financiar jo-bankar.

Shumë shpejt Monego arriti të shtrihet në 16 qytete në mbarë vendin me ambientet moderne që kanë arritur të lënë përshtypje pozitive te secili klient, apo edhe vizitori i thjeshtë që u interesua për shërbimet e Monegos.

Monego ka arritur kështu të shndërrohet në një lider për dhënie të kredive të shpejta, qëllim ky që është arritur në më pak se gjashtë muaj të operimit në treg.

Këtu ka ndikuar shtrirja në të gjitha qytetet e Kosovës, shtrirje kjo që po vazhdon edhe më tutje.