LAJMI I FUNDIT:

Shyqyri Haxha i kërkon falje deputetes Deliu nga akuza për punësime në PTK

Shyqyri Haxha i kërkon falje deputetes Deliu nga akuza për punësime në PTK

Ish-kryeshefi ekzekutiv i Postës dhe Telekomit të Kosovës (PTK), Shyqyri Haxha është tërhequr nga akuzat që dje i ka bërë deputetes Blerta Deliu-Kodra.

Haxha deri sa raportonte në Komisionin Parlamentar për hetimin e kompanisë, ka thënë se deputetja Deliu i ka kërkuar që ta punësojë në PTK një të afërm të saj.


“Blerta Deliu ju më keni thënë që ta punësoj dikë në punë”, kishte thënë Haxha.

Për këtë ka reaguar deputetja Deliu, duke thënë se është gënjeshtër.

“Sot, në Komisionin për hetim parlamentar të PTK-së, ish-kryeshefi ekzekutiv i kësaj ndërmarrje Shyqyri Haxha, lansoi një gënjeshtër se gjoja unë paskam kërkuar punësim për dikë. Me këtë të pavërtetë, ai arriti me shumë mjeshtri që ta zhvendos debatin nga çështjet për të cilat ishte i thirrur t’i dëshmonte gjatë periudhës sa ishte kryeshef i ndërmarrjes. Më përgjegjësi të plotë e them se kurrë në jetën time s’e kam bërë një gjë të tillë dhe kurrë se kam takuar të njëjtin. Tendenca si kjo e sotmja, nuk do ta ndalin komisionin për ta kryer detyrën për të cilën kemi marr mandat”, kishte shkruar Deliu në Facebook.

Shyqyri Haxha: Deputetja Deliu më është lutur për të punësuar njerëz në PTK
Lexo po ashtu Shyqyri Haxha: Deputetja Deliu më është lutur për të punësuar njerëz në PTK

Por sot ish-kryeshefi i PTK-së me anë të një shkrimi në Facebook është tërhequr duke kërkuar falje për deklaratat e djeshme.

“I kërkoj falje deputetes Blerta Deliu – Kodra rreth deklaratës së djeshme në Komisionin Hetimor në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala. Kam respekt për deputeten dhe deklarata ime ka qenë nen efekt dhe si të tillë e tërheq atë deklaratë”, ka shkruar Haxha. /Telegrafi/