LAJMI I FUNDIT:

Shurup kundër Escherichia colit: Përdorni këtë përgatitje e cila bëhet shpejt dhe lehtë

Shurup kundër Escherichia colit: Përdorni këtë përgatitje e cila bëhet shpejt dhe lehtë

Bakteri E. coli është një bakterie që atakon stomakun dhe zorrën dymbëdhjetë gishtore,  ndërsa shumica e personave të infektuar nuk shfaqin simptoma dhe nuk kanë asnjë ankesë gastrointestinale

Por problemi lind nëse shfaqet në vende të tjera të trupit, nga ku është shumë e vështirë të largohet.


Helicobacter pylori është shkaktari më i zakonshëm, i cilësuar si shkaktar i gastritit, globalisht. Ky është një shqetësim i madh për shëndetin publik, pasi gjendja shoqërohet me disa komplikime, si ulçera e stomakut ose kanceri i stomakut.

Shpesh shfaqet në traktin urinar, ku shkakton inflamacion që mund të bëhet kronik nëse nuk trajtohet. Kanalet urinare nuk janë i vetmi vend sepse Escherichia coli mund të shkaktojë infeksione, inflamacione dhe probleme të tjera edhe në traktin tretës, si dhe ka pasur raste të konjuktivitit.

Rruga e infektimit është oralo-orale dhe fekalo-orale, ndërsa rruga e marrjes së infeksionit është ushqimi dhe uji i kontaminuar nga fekaliet.

Nëse keni probleme me këtë bakter, kërkoni ndihmën e mjekut tuaj, transmeton Telegrafi.

Shumë shpesh, Helicobacter pylori bëhet rezistent ndaj antibiotikëve, ndaj në këtë rast duhet fokusuar në trajtime të tjera natyrale, që sipas dëshmive janë më shërueset.

Prandaj, ekziston kjo recetë popullore që mund t’i zbusë simptomat.

Rozmarina ka efekt të shkëlqyeshëm edhe kundër baktereve të tjera.

Përbërësit:

– 1 l verë të bardhë (më mirë është të jetë e punuar në shtëpi, pa aditiv),
– 4 degë të vogla rozmarine (më të mira janë nëse kanë sytha të reja),
– 2 hudhra.

Përgatitja:

Pritni thelpinjtë e hudhrës imët, shtoni në verë dhe bashkojani edhe rozmarinën.

Lëreni të qëndrojë në një enë qelqi dhjetë ditë në temperaturë dhome. Shkundni shishen herë pas here.

Pastaj mund të filloni të pini ilaçin. Mbajeni shishen në frigorifer.

Përdorimi:

Të rriturit duhet të pinë 1 lugë gjelle, ndërsa fëmijët një lugë çaji çdo mëngjes me stomakun bosh.

Përgatitja merret për 40 ditë, pas së cilës bëhet një pushim. Pastaj, bëni testin për këtë bakter.

Këshillë: Për çdo shqetësim shëndetësor që keni, sigurohuni që të konsultoheni me mjekun tuaj. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori