LAJMI I FUNDIT:

Shumica e qytetarëve të Maqedonisë vazhdojnë t’u japin mbështetje masave kundër coronavirusit

Shumica e qytetarëve të Maqedonisë vazhdojnë t’u japin mbështetje masave kundër coronavirusit

Edhe pse ka rënie të ndjeshme, megjithatë, shumica qytetarëve të Maqedonisë u japin mbështetje masave restriktive për mbrojtje nga coronavirusi. Këtë e thotë hulumtimi i mendimit publik që për ‘Detektor’ e zbatoi Instituti për Hulumtime Politike – Shkup.

Sipas këtij hulumtimi, 57.5% e qytetarëve shprehen se masat e jashtëzakonshme janë të duhura, 21.1% thonë se janë tepër të rrepta dhe 13.2% shprehen se masat janë të pamjaftueshme, njofton Telegrafi Maqedoni. Në krahasim me hulumtimin që u zbatua poashtu nga Instituti për Hulumtime Politike gjatë muajit mars, në fillim të krizës, për 5% është rritur numri i qytetarëve të cilët thonë se masat janë të duhura dhe për 3.2% është zvogëluar numri i qytetarëve të cilët masat i konsiderojnë të jo të duhura. Ndryshimi më i madh te ka te qytetarët të cilët masat i konsiderojnë të pamjaftueshme. Nëse në mars 20% e qytetarëve janë shprehur se masat nuk janë të mjaftueshme, tani ajo përqindja ka rënë në 13.2%.


Rënie të ndjeshme shënon edhe mbështetja për ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe ku 78.3% e të anketuarve janë të kënaqur, diçka që është më pak se ato 80% që u regjistruan në anketën e muajit mars.

Kur bëhet fjalë për qytetarët të cilët nuk janë të kënaqur me punën e ministrit Filipçe, numri i tyre prej 11% gjatë muajit mars është rritur në 15.2% gjatë muajit prill.

71.2% e të anketuarve shprehen të kënaqur nga puna e institucioneve kompetente gjatë krizës së coronavirusit, ndërsa 22.2% shprehen të pakënaqur. Në hulumtimin e mëhershëm të muajit mars, për 8.2% është rritur pakënaqësia ndaj institucioneve. 77.2% e të anketuarave shprehen se masat që po i ndërmarrin organet kompetente parandalojnë përhapjen e virusit dhe vetëm 17.9% nuk janë të bindur në të.

Më pak se gjysma e të anketuarave thonë se shëndetësia e Maqedonisë kanë resurse që të menaxhojë me krizën. Një qëndrim të tillë kanë 41.2% e të anketuarve, ndërsa 35.2% e tyre e thonë të kundërtën.

40.7 e të anketuarve shprehen të kënaqur nga mënyra se si kryhet testimi për praninë e coronavirusit. 33.8% shprehen të pakënaqur dhe 25.5 nuk kanë përgjigje ndaj një pyetje të tillë.

Më shumë se një e treta e të anketuarve presim normalizim të gjendjes deri në fund të muajit maj. Një qëndrim të tillë kanë 36.6% e të anketuarve. 18.3% presin normalizim deri në fund të qershorit dhe 12.1% deri në fund të muajit prill. 7.2% thonë se normalizim do të kemi në qershor, 5.1% deri në fund të vitit dhe 1.3% deri vitin e ardhshëm.

Qytetarët vazhdojnë të shqetësohen nga kriza ekonomike që sjelli coronavirusi. 33.5% e të anketuarve thonë një gjë të tillë. 11.8% shqetësohen se sistemi shëndetësor do të kolapsojë, 10.1% frikësohen nga mungesa e ushqimit dhe barnave, 8.5% shqetësohen për jetën sociale dhe 7.6% nga humbja e vendit të punës.

Sa i përket vendeve nga rajoni, shumica e qytetarëve thonë se nuk ka ndonjë dallim në mënyrë se si Maqedonia e Veriut menaxhon me krizën. Një qëndrim të tillë kanë 49% e të anketuarve. 23.6% thonë se vendi menaxhon më mirë dhe 17.1% thonë se vendi po menaxhon më keq.

Hulumtimi është zbatuar ndaj 1123 të anketuarve në periudhën 21-24 prill./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori