Papunësia e gjinisë femërore në Kosovë dhe çështja e pushimit të lehonisë për gratë shtatzëna të cilat punojnë në sektorin privat, mbeten ende probleme të pazgjidhura në vend. Ligji i punës që është aktualisht në fuqi parasheh 12 muaj pushim për lehonat. Nëntë muaj aktualisht janë me pagesë dhe tre të tjerë pa pagesë.
Gjashtë muajt e parë të pushimit të lehonisë pagesa bëhet nga punëdhënësi me kompensim 70% të pagës bazë. Tre muajt në vijim, pushimi i lehonisë paguhet nga Qeveria e Kosovës me kompensim 50% të pagës mesatare në Kosovë.
Por rregullimi i pushimit të lehonisë në këtë formë po del të jetë barrë për sektorin privat.
Andaj kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, thotë për KosovaPress se është kërkesë e kamotshme e tyre që të ndryshohet ky ligj.
Bizneset private sipas tij po mbështesin formatin që 3 muajt e parë të pushimit të lehonisë të paguhet nga kompania, kurse 6 muajt e tjerë të paguhet nga Qeveria e Kosovës.
“Ligji që është aktualisht në fuqi, ne edhe më herët e kemi thënë se është një barrë sepse kompanive u bie barrë që të paguaj 6 muaj lehonive me pagën 70% dhe një pjesë shkon deri në 50%. Dhe normal që kemi pas një vërejtje nga kompanitë për të cilët tani më me ligjin e ri të punës i cili nuk është aprovuar ende, propozohet që në pagesën tek lehonitë pjesa e parë për 3 muaj të jetë nga kompania, dhe pjesa e dytë 6 muaj të jetë nga Qeveria e Kosovës, dhe është një farë forme rezervë nëse lehonat dëshirojnë të që të zgjasin pushimin e lehonisë edhe për 3 muaj e fundit e cila është pa pagesë”, tha ai.
E ky ligj sipas Azemit ka bërë që shumë pronarë të mos preferojnë punonjëse të martuara, ndërsa edhe ato që i kanë po i largojnë.
“Është shumë e vërtetë që ne këtij ligji në një masë bukur të madhe ja kemi pa sherrin. Pasi që shumë pronarë të kompanisë kanë ik në momentet që kanë vërejt që punëtorët e tyre do të bëhen prindër, për një periudhë bukur të shkurtë i kanë flak nga puna. Një numër shumë i vogël kanë mundur të qëndrojnë deri në fund të lindjes së fëmijëve pasi që këta punëtorë janë të larguar. Megjithatë edhe ata të cilët kanë qenë mund të themi as 5% të atyre që u ka takuar të bëjnë pagesën kompanive”, u shpreh ai.
Ai potencoi se ka shumë gra të cilat i ikin lindjes së fëmijëve vetëm që mos të largohen nga puna.
Kurse Bardha Çollaku menaxhere në kopshtin “Bardha Akademi” në Prishtinë shprehet se në institucionet parashkollore private pothuajse të gjitha punëtoret janë të gjinisë femërore.
Andaj, ky ligj po u sjell mjaftë telashe.
“Sigurisht që për lehonat në bizneset private është jashtëzakonisht barrë e madhe e sidomos në ato bizneset parashkollore private ku pjesa dërrmuese mos të them 100% është e gjinisë femërore. Dhe duke e pasur parasysh se i gjithë stafi të jetë i gjinisë femërore dhe të mbetet barrë e bizneseve për t’i mbuluar shpenzimet e lehonave është jashtëzakonisht e madhe sepse asnjë biznes nuk e ka gjithë atë komoditet që t’i paguajë dy veta për një vend të punës”, tha ajo .
Ajo shpjegon se në konkurset që i hapin përparësi për pranim kanë ato gra që kanë përfunduar lindjet. Krejt kjo për t’i ikur pushimit të lehonisë, që po konsiderohet barrë për bizneset.
“Para disa viteve pushimi për lehonat ka qenë se 6 muaj ka paguar shteti dhe 3 muaj të tjerë kanë qenë pa pagesë, shumë shpejt është aprovuar dhe është kthyer kontra. Nga Kuvendi është aprovuar që 6 muaj të paguan shteti dhe 3 muaj pa pagesë. Pra këto pasoja i bartin vetë lehonat po ashtu edhe bizneset. Gjatë konkurrimit më shumë i jep prioritet atyre që e kanë përfunduar lindjet që janë punë-kërkuese të rregullta se sa një e cila është në atë moshën që fillon lindjen dhe rritjen e fëmijëve.” tha ajo.
Andaj kërkesë e pandryshuar e bizneseve private mbetet ndryshimi i Ligjit të Punës, konkretisht pjesa që rregullon pushimin e lehonisë./kp/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Nga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Mesazhet iraniane ulën çmimet e naftës në tregun botëror
Modë apo relaks?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre