Veshja e një veshje xhins mbi xhins në vjeshtë nuk është një koncept i ri.

Ky trend veshjesh duket se do të shihet gjithandej gjatë këtyre muajve.


Filloi me Miley Cyrus. Këngëtarja është në një lloj faze transformuese ku po kthehet përsëri në stilin e disa prej ikonave të saj rock 'n roll si Debbie Harry.

Screenshot 1 78

E veshur me një palë xhinse me përmasa të mëdha, të kombinuara me një xhaketë të stilit dhe materialit të njëjtë, kombinimin e përfundoi me çizme të zeza.

Tjetra, ishte Emma Roberts. 29-vjeçarja është aktualisht shtatzënë dhe pret fëmijën e saj të parë me Garrett Hedlund. Stili i saj i lehonisë ka qenë i nivelit të lartë. Ndërsa ajo ka veshur shumë fustane të bukura të cilat i ka shfaqur në Instagramin e saj, këtë javë ajo vendosi për diçka pak më të rastësishme.

Screenshot 2 47

Në Los Angeles, Roberts kishte veshur një këmishë xhins të butë dhe xhinse me këmbë të drejta. Kombinimit nuk kishte si t’i mungonte maska si aksesori më i rëndësishëm i kohëve të fundit.

E fundit, por sigurisht jo më pak e rëndësishmja, Hailey Bieber veshi stilin e njëjtë në Los Angeles.

Screenshot 3 35

Modelja zgjodhi të vishte xhaketë të hapur me një bluzë të shkurtër të zezë që shkonte me maskën e saj. Ajo i shtoi pak entuziazëm pamjes me një çantë me stampim zebre. /Telegrafi/