LAJMI I FUNDIT:

Shumë të rinj nga Kosova po marrin pjesë në garën “Datathon Business Analysis”

Shumë të rinj nga Kosova po marrin pjesë në garën “Datathon Business Analysis”

Ka filluar gara më e madhe në vend “Datathon Business Analysis”, që sivjet ka bashkuar studentët e nivelit bachelor dhe master të të gjitha universiteteve dhe kolegjeve publike dhe private në Kosovë.

15 ekipe të studentëve do të testojnë aftësitë dhe njohuritë e tyre në të dhëna dhe fushën “machine learning”, përmes gjuhëve programuese si: Python, R Programing, Weka, Tableau, SPSS, RapidMinder e IBM Watson.

Rektori i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi, në hapjen e kësaj gare të madhe ka thënë se kjo garë është një koncept i ri, që studentëve u jep një mundësi unike bashkëpunimi mes vete për zgjidhjen e problemeve në të dhëna, e që me këtë rast nga kjo garë mund të dalin talentë e profesionistë të kësaj fushe.

“Mendoj se kjo garë është një koncept i ri, koncept modern, koncept që duhet të shtyhet përpara, pasi që Hackathon dhe Datathon kanë dal si koncepte që lidhen me rritjen e kompetencave në fusha të ndryshme. Momentumet e ndryshme të kësaj gare krijojnë presion kohor, momente të bashkëpunimit në grupe, gjetjen e alternativave, rritjen e shkallës së kreativitetit, dhe të gjitha këto janë pjesë përbërëse e rritjes profesionale e akademike të garuesve”, ka thënë rektori Hajrizi.

Anëtari i Bordit Menaxhues në Raiffeisen Bank, Shukri Mustafa, është shprehur i lumtur me organizimin e kësaj gare, duke thënë se UBT dhe Raiffeisen do të mbahen mend për organizime të tilla si Datathon dhe Hackathon.

“Datathon ka një rëndësi të veçantë si garë dhe fokusi i ekipeve që garojnë është që me të dhënat që posedon banka të përmirësojnë edhe më shumë shërbimin ndaj klientëve tanë ekzistues të bankës në një të ardhme të afërt. Datathoni duhet të vazhdojë të organizohet dhe të bëhet kjo edhe si organizim tradicional, çdo vit, që Raiffeisen dhe UBT të mbahen mend si lider të organizimeve si Datathon dhe Hackathon”, ka thënë Shukri Mustafa nga Raiffeisen Bank.

Ndërkaq, drejtori i Qendrës për Shërbime Profesionale dhe Produkte, Besnik Skenderi, ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit, teksa ka thënë se kjo garë është një mundësi shumë e mirë për studentët, të cilët me talentin e tyre në të ardhmen do ta prezantojnë Kosovën në mënyrë dinjitoze në arenën ndërkombëtare. Ai ka shtjelluar mënyrën e vlerësimit, teksa ka prezantuar veç e veç jurinë profesionale e cila do të bëj vlerësimin e punës së kandidatëve.

“E gjithë kjo punë filloi para 3 viteve, si ide e prof.dr. Edmond Hajrizi dhe anëtarit të Bordit Menaxhues në Bankën Raiffeisen, zotëri Shukri Mustafa, dhe ne e filluam dhe doli mirë, besojmë që edhe këtë vit do të dal shumë mirë, dhe në bazë të listave që pashë të pjesëmarrësve unë po shoh lider që kanë për ta dërguar Kosovën përpara, sepse nuk është e lehtë ta sfidosh vetën dhe ta marrësh guximin të shkosh në një garë online me programe si Python, Business Analysis, Tablou dhe SPSS, dhe kjo garë është shumë e mirë për Kosovën”, ka thënë drejtori i Qendrës për Shërbime Profesionale dhe Produkte, Besnik Skenderi.

Gara “Datathon Business Analysis” është duke u zhvilluar në platformën online, teksa është organizuar nga UBT dhe Raiffeisen Bank.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Elfije Boletini
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Lajme
Kalo në kategori