Lincoln Nautilus i ri është afër debutimit. SUV-ja me madhësi mesatare po përgatitet për një gjeneratë të re, dhe një video “teaser” nga Lincoln konfirmon se ajo gjeneratë e përfolur pothuajse ka arritur.
Videoja e shkurtër përmban më shumë informata dhe jo vetëm datën e debutimit. Mund të shihet një interier i errët, i ndriquar nga disa animacione kompjuterike, të cilat duken të rastësishme. Dy vija ngjyrë vjollce “shpërthejnë” nga një shenjë e ndriquar e Lincoln, duke u përhapur majtas dhe djathtas, teksa një “mjegull” me po të njëjtën ngjyrë përhapet horizontalisht në mes të dritave.
Fjala Nautilus fillon të shfaqet ngadalë, dhe teksa retë ngjyrë vjollce largohen, një palë e vijave shfaqen anash. Më në fund e shohim edhe lajmin e madh që ky “teaser” pritej ta jepte: 17 prill, data e debutimit, me eventin i cili do të mbahet në New York City, transmeton Telegrafi.
Unlike anything we’ve designed before… pic.twitter.com/uU8JxB6mpS
— Lincoln (@LincolnMotorCo) April 14, 2023
Por a është ky me të vërtetë lajmi i madh i pritur? Ne kemi parë shpesh që prodhuesit e automjeteve të ndajnë foto dhe video me veçori të mbuluara nga errësira, dhe nga Motor 1 shkruajnë se ata e përmirësuan një fotografi të marrë nga video.
Ky është imazhi që shihni në krye të këtij artikulli, dhe rezulton se nuk ishte diçka e rastësishme. Nëse është e vërtetë, kjo është një pamje paraprake e brendshme e re e Nautilus, e mbushur me ekrane, duke përfshirë një panel të gjatë që duket se ka të gjithë gjatësinë e shiritit të veturës.
Me disa ndriçime dixhitale të shtuara brenda imazhit, mund të shohim se logoja e Lincoln është e vendosur në mes të ekranit me prekje në stil tableti. Vijat ngjyrë vjollce pastaj shkojnë tek ekranet në pjesën e lartë, duke lëvizur majtas dhe djathtas për t’i krijuar retë ngjyrë vjollce në ekranet dixhitale.
Nuk mund të dallojmë përmasat apo detajet, por me siguri duket sikur Nautilus është projektuar në një ekran tjetër, duke lidhur qoshet për t’i dhënë këtij SUV-i të ri një kabinë të mrekullueshme xhami. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëAplikacioni i ri i instaluar në veturat e Audi, ua lexon shoferëve artikujt e ndryshëm të gazetave
Volvo "përplas" veturën më të madhe të saj me atë më të voglën
Musk paralajmëron risi, tash secili mund të bëhet me Tesla
Vjen në Kosovë epoka e re e depilimit të përhershëm
Audi RS3 arrin shpejtësinë e RS7 me vetëm një ndryshim të thjeshtë
McLaren F1 me kilometrazhin më të ulët në botë vendoset në shitje
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur