LAJMI I FUNDIT:

Më shumë se një dekadë në uniformën e FSK-së

Më shumë se një dekadë në uniformën e FSK-së

Jehona Malokaj – Shehu tash e 11 vite bartë uniformën e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Në një intervistë për Telegrafin, ajo nuk heziton të flasë për sfidat që ka kaluar derisa ishte pranuar si pjesë e FSK-së.

Aktualisht, ajo shërben në kazermën ” Evropianët e Rinj” në Pomozotin.

“Jam në regjimentin e Mbrojtjes Civile në gardën kombëtare. Shërbej këtu në Kazermën Evropiane të rinjtë në Pomozotin. Vij prej Prishtinë dhe jam e diplomuar në Fakultetin Ekonomik Menaxhment, pjesë e FKS-së jam prej vitit 2011 edhe vazhdoj me shërby në FSK. Prej fëmijërisë kam qenë fëmijë më i gjallë, më energjetik”.

“Nuk është që e kom menduar me u bë pjesë e FSK-së, por rastësisht e kam parë që është hapur konkursi, e kam marrë individualisht vendimin por që shumë mirë është mirëpritur edhe prej familjes edhe rrethit. E kanë mirëpritur dhe ku ka më nder se me i shërby vendit tonë”, ka thënë mes tjerash ajo.

Malokaj-Shehu bën të ditur se në fillim ka kaluar disa teste për të cilat thotë se nuk ishin aspak të lehta.

“Kam aplikuar edhe fatmirësisht jam pranuar, kam kaluar disa teste te detajuara kogja shumë, edhe jam prej 2011 në uniformë, dhe nuk është aspak e thjeshtë, sepse nuk është një orar 8 orësh, e me shku në shtëpi në ora 4, por që telefonin e ki 24 orë në dispozicionin, dhe në qoftë se është e nevojshme duhet të përgjigjemi. Por, edhe këto vështirësi kur e mendon se dikush e ka jep jetën për këtë vend, kjo është më e pakta që ne të rinjtë mundemi me bë, me i shërbye në paqe të paktën, ne jemi të gatshëm 24 orë me u përgjigj popullit të Kosovës”, u shpreh ajo.

Fillimi saj në uniformë nuk ka qenë aspak i lehtë.

“Fillimi jem në uniformë ka qenë i mirë, interesant por edhe i vështirë, por duhet me pranu se me kalu prej jetës civile në uniformë nuk është bash e thjeshtë, na jemi mësuar me qenë shumë të lirë, edhe mos me ta prish askush. Por, ky është trajnimi bazik që na veç e kalojmë, që është me të përgatit dhe si ai trajnim që e përgatit një të rinjt unë nuk e di a ekziston, ka shumë sfida, trajnim i mbyllur, larg nga familja. Për mu ka qenë shumë i mirë, jam ndërtuar ekstra, dhe kam fituar shumë sene të reja. Të pjek shumë pjesa e trajnimit te marrë parasysh që unë kam qenë e re”, ka potencuar ajo.

Gjatë intervistës, ajo ka treguar se në fillim ka punuar në Njësinë e Materieve të Rrezikshme.

“Në fillimet e mija në FSK, unë kam qenë në njësinë e materieve të rrezikshme, kam qenë në detyrën e paramedikut, kjo është e mira e FSK-së, që të jep mundësi me u zhvillu në karrierë, sado që unë nuk kam studju në mjekësi, unë jam sistemuar në detyrë të paramedikut, edhe kam pas shumë trajnime që kam mësuar shumë edhe privatisht që më u ngrit në karrierë”, theksoi mes tjerash ajo.

Malokaj Shehu gjithashtu bëri të ditur se gjatë këtyre viteve kanë mbajtur trajnime edhe përmes FSK-së- KFOR-it, e institucioneve tjera.

Gjatë rrëfimit ajo tregoi se një kohë ka punuar edhe si paramedik brenda FSK-së.

“Një që ia vlen me u cek, që unë ndihna krenare që unë kom mundur me jep kontributin tim është pjesa na kemi bashkëpunuar një grup i paramedikve me Emergjencën QKUK, ku e kemi mbajt si trajnim praktikë dhe kemi jep kontributin tonë”, deklaroi ajo.

Malokaj Shehu shtoi tutje se “S’ka ma mirë se me ndihmu popullin në krejt mënyrat e mundshme, sidomos kur mu jep mundësia me vesh uniformën e bardhë të cilën e kanë mjekësia jonë,e dhe kemi punu 2 vjet ka 2 3 muaj, kemi mësu shumë sene dhe kemi jep kontributin tonë”.

“Në njësinë ku kam punuar në fillimet e mija, në njësinë e materieve të rrezikshme, ajo njësi ka për detyrë shumë sene interesante dhe inspektojnë shumë fabrika të vjetra, dhe iu rrinë gati, një që po mundmë me kujtu si rast është shpërthimi në Kosovën A, ne vec kemi qenë në punë, kemi qenë në atë njësi, dhe u kanë rast real se u dasht me shku në ndihmë të popullit, se veç ka pas të lënduar, dhe ajo pjesa e mobilizimit qysh jemi bo, dikush i ka bo senet gati, ka qenë diçka interesante që kem jep kontributin”, theksoi ajo./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori