LAJMI I FUNDIT:

Më shumë se 300 persona kanë vdekur pas tërmetit me magnitudë 7.2 ballë që goditi Haitin

Më shumë se 300 persona kanë vdekur pas tërmetit me magnitudë 7.2 ballë që goditi Haitin

Qeveria e Haitit ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme pasi të paktën 304 njerëz vdiqën në një tërmet me magnitudë 7.2 që goditi vendin të shtunën në mëngjes, njoftoi kryeministri Ariel Henry në një konferencë shtypi.

Ndërkohë më shumë se 1,800 njerëz u plagosën, tha shërbimi i mbrojtjes civile të vendit, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

“Kur bëhet fjalë për nevojat mjekësore, kjo është urgjenca jonë më e madhe. Ne kemi filluar të dërgojmë ilaçe dhe personel mjekësor në objektet që preken”, ka thënë Henry. “Për njerëzit që kanë nevojë për kujdes urgjent të veçantë, ne kemi evakuuar një numër të caktuar të tyre, dhe do të evakuojmë disa të tjerë sot dhe nesër”.


Tërmeti ishte rreth 12 kilometra (7.5 milje) në verilindje të Saint-Louis-du-Sud dhe 10 kilometra i thellë, sipas Shërbimit Gjeologjik Amerikan (USGS).

“Ka raporte për dëme të konsiderueshme në shtëpi, rrugë dhe infrastrukturë”, citohet të ketë thënë zëdhënësja e Kryqit të Kuq Amerikan, Katie Wilkes. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kur mbahej një minutë heshtje për Holokaustin, eurodeputeti polak: Le të lutemi për viktimat e gjenocidit hebre në Gaza

Kur mbahej një minutë heshtje për Holokaustin, eurodeputeti polak: Le të lutemi për viktimat e gjenocidit hebre në Gaza

Evropa
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë

Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë

Amerika
Një dekan bëhet simbol i luftës së studentëve në Serbi

Një dekan bëhet simbol i luftës së studentëve në Serbi

Serbia
Eurodeputeti slloven nominon Muskun për Çmimin Nobel për Paqe

Eurodeputeti slloven nominon Muskun për Çmimin Nobel për Paqe

Amerika
Më herët e kishte kritikuar Trumpin, tani Pentagoni po e “ndëshkon” gjeneralin Mark Milley

Më herët e kishte kritikuar Trumpin, tani Pentagoni po e “ndëshkon” gjeneralin Mark Milley

Amerika
Pas kryeministrit të Serbisë, dorëheqje jep edhe kryetari i Novi Sadit

Pas kryeministrit të Serbisë, dorëheqje jep edhe kryetari i Novi Sadit

Serbia
Kalo në kategori