LAJMI I FUNDIT:

Më shumë se 100 mijë kunguj janë përdorur për skulptura të jashtëzakonshme

Më shumë se 100 mijë kunguj janë përdorur për skulptura të jashtëzakonshme

Derisa në shumicën e vendeve të botës, kungujt i përdorin për të bërë alkool, pite e ëmbëlsira të ndryshme, gjermanët festivalin e kungullit e përdorin për të bërë skulptura unike.

Më shumë se 100 mijë kunguj janë përdorur, për të bërë skulptura nga më të ndryshmet në oborrin e një kështjelle, transmeton Telegrafi.


Në Ludvigsburg këtë vit ka pasur edhe muzikë, kurse vizitorët kanë pozuar përkrah gjuhës së “ikonës” së rock bendit legjendar “Rolling Stones”.

Aty nuk ka munguar as portreti i legjendës së Rock n’ Rollit, Elvis Presley dhe një kasetofoni gjigant që është përdorur në mbarë botën gjatë viteve të 80-ta. /Telegrafi/