LAJMI I FUNDIT:

Shumë meshkuj e pranojnë se do ta dhunonin një femër nëse nuk do të kishte…

Shumë meshkuj e pranojnë se do ta dhunonin një femër nëse nuk do të kishte…

Një e treta e meshkujve të një universiteti, të cilët kishin marrë pjesë në një studim për përdhunimin e femrave, kishin thënë se do e bënin këtë nëse nuk do të kishte pasoja.

Mes shumë pyetjeve, kishte qenë edhe pyetja se si do të ndiheshin nëse do të bënin seks me një grua pa vullnetin e saj, nëse askush nuk do ta merrte vesh këtë dhe nuk do të kishte pasoja, transmeton Telegrafi.


31.7% e meshkujve kishin pranuar se do ta detyronin një grua të bënte seks me ta, nëse veç nuk do të kishte pasoja.

Sidoqoftë, brenga më e madhe qëndron se shumë meshkuj veprimet e tilla nuk i njohin si përdhunim.

Ky studim shqetësues është kryer nga akademikët e Universitetit të Dakotës Veriore dhe Universitetit Shtetëror të Dakotës Veriore. /Telegrafi/