Më shumë komentohet këmba e Rashford se sa fitorja e Anglisë ndaj Rumanisë - anglezi e ktheu atë për 95 shkallë gjatë ekzekutimit të penalltisë

Anglia dhe Rumania zhvilluan të dielën mbrëma miqësoren që përfundoi 1-0.
Tre Luanët fituan minimalisht ndaj rumunëve, derisa goli i fitores erdhi vetëm pas minutës së 67-të.
Ishte minuta e 86-të kur Marcus Rashford e mori përgjegjësinë që të gjuante penalltinë.
Sulmuesi i Manchester United u tregua i saktë, mirëpo vëmendjen më të madhe mori këmba e tij.
Në një kënd rreth 95 shkallë, Rashford e ktheu këmbën e tij, për të ekzekutuar gjuajtjen nga pika e bardhë.
Pas takimit, ai moment u diskutua nga të gjithë, pasi këmba e anglezit kishte kaluar në shkallën edhe ku mund të thyhej.
Mund të vlerësoni edhe ju këtë moment të këmbës së yllit të Djajve të Kuq. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


































