LAJMI I FUNDIT:

Shumë gra e injorojnë këtë simptomë të menopauzës që mund të dallohet në flokë

Shumë gra e injorojnë këtë simptomë të menopauzës që mund të dallohet në flokë
(Foto: Pexels)

Menopauza është koha kur menstruacionet ndalojnë përgjithmonë për shkak të niveleve më të ulëta të hormoneve dhe më së shumti ndodh pas moshës 40 vjeçare. Disa nga simptomat e para të menopauzës janë: shtimi në peshë, ndryshimet e disponimit dhe valët e nxehtësisë.

Megjithatë, ekziston një simptomë më pak e njohur që gratë shpesh e injorojnë dhe ajo është rënia e flokëve. Rënia e flokëve ndodh për shkak të ndryshimit të ekuilibrit hormonal.


Një studim i kryer nga organizata Newson Health zbuloi se 40 për qind e grave përjetojnë rënie të flokëve gjatë menopauzës. Ky lloj i rënies së flokëve njihet si alopecia androgjene dhe shpesh mund t’i ngjajë tullacisë mashkullore që fillon në kokë.

Çka është menopauza, cilat janë simptomat dhe si t'i trajtoni ato
Lexo po ashtu Çka është menopauza, cilat janë simptomat dhe si t'i trajtoni ato

Më pas ka një rënie drastike të të ashtuquajturave hormone femërore, estrogjen dhe progesteron, gjë që i lë më shumë vend androgjenëve. Megjithatë, humbja e flokëve nuk do të ndodhë nëse androgjenet janë të rregulluara. Porse është e rëndësishme të kuptohet se androgjenet nuk janë në thelb të dëmshëm.

Megjithatë, lajmi i mirë është se rënia e flokëve e shkaktuar nga ndryshimet hormonale mund të kontrollohet pasi ekzistojnë trajtime të ndryshme për të stimuluar rritjen e flokëve. Përveç kësaj, ekzistojnë disa terapi hormonale.

Humbni kilogramët e tepërt gjatë menopauzës: Rregulla të thjeshta për linjë të mirë!
Lexo po ashtu Humbni kilogramët e tepërt gjatë menopauzës: Rregulla të thjeshta për linjë të mirë!

Disa nga simptomat më të njohura të menopauzës janë: obeziteti, ndryshimet e disponimit, problemet me kujtesën, valët e nxehta, lëkura e thatë, dhimbja e kokës, infeksionet e traktit urinar, vështirësi me fjetjen, ulje e dëshirës seksuale dhe të tjera. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori