LAJMI I FUNDIT:

Shumë familje të evakuuara e qindra shtëpi në rrezik nga vërshimet – qeveria tregon për menaxhimin e situatës në terren

Shumë familje të evakuuara e qindra shtëpi në rrezik nga vërshimet – qeveria tregon për menaxhimin e situatës në terren

Qeveria e Kosovës ka bërë sot të ditur se përballja me përmbytjet e shkaktuara nga reshjet atmosferike po vazhdon edhe sot, teksa institucionet e vendit dhe mekanizmat e tyre kanë vazhduar punën pandërprerë në menaxhimin e situatës dhe në ndihmë të qytetarëve.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se cilat pjesë të vendit janë në situatë më të vështirë:


Deri më tani situatë më e vështirë është vërejtur në fshatrat Verboc dhe Barilevë të Komunës së Prishtinës dhe në fshatrat Sekiraq, Sibofc dhe Reçicë të Podujevës.

Situatë e vështirë paraqitet po ashtu në komunën e Skenderajt.

Reshjet e shiut vazhdojnë edhe pesë ditë, IHK: Mund të shkaktojnë probleme edhe në pjesët tjera të vendit
Lexo po ashtu Reshjet e shiut vazhdojnë edhe pesë ditë, IHK: Mund të shkaktojnë probleme edhe në pjesët tjera të vendit

“Në Istog ku ka pasur edhe raste të evakuimit, të cilët janë akomoduar në Qendrën e Komunale të Mjekësisë Familjare”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, në Klinë janë evakuuar mbi 40 familje, kurse në fshatin Shtaric, falë ndërhyrjes së policisë dhe autoriteteve është shmangur një situatë e cila rrezikonte jetën e dy qytetarëve.

Po ashtu lagje të ndryshme të Komunës Jugore të Mitrovicës janë vërshuar.

Ndërkaq, në Komunën Veriore të Mitrovicës, probleme më të theksuara janë paraqitur në Lagjen e Boshnjakëve ku janë rrezikuar 7 shtëpi.

Në Komunën e Zveçanit janë rrezikuar 40 shtëpi.

Në fshatrat Kutnje dhe Kernin i poshtëm të komunës së Leposaviqit 4 familje janë evakuuar dhe 20 shtëpi janë në rrezik, ndërsa në Zubin Potok në rrezik janë 30 shtëpi.

Ndryshe, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se reshjet e shiut me intensitet të ndryshuar pritet të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vazhdim, deri më 25 janar. /Telegrafi/