Shumë diplomatë u larguan kur ministri i Jashtëm i Rusisë iu drejtua Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut

Shumë diplomatë u larguan të martën kur ministri i Jashtëm i Rusisë iu drejtua Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, diplomatët u larguan nga salla - , në shenjë proteste kundër pushtimit të Ukrainës nga Moska - kur filloi të shfaqej video-mesazhi i regjistruar paraprakisht i Sergej Lavrov.
"Faleminderit shumë për këtë shfaqje të mrekullueshme të mbështetjes për ukrainasit që po luftojnë për pavarësinë e tyre", i tha turmës së mbledhur rreth një flamuri të madh ukrainas jashtë dhomës, ambasadorja e Ukrainës, Yevheniia Filipenko, e cila udhëhoqi daljen.
"Çdo pushtim përbën një shkelje të të drejtave të njeriut ... shkelje masive dhe humbje civile", ka thënë ambasadori francez Jerome Bonnafont.
“Është e rëndësishme që Këshilli i të Drejtave të Njeriut të tregojë me këtë largim se është i bashkuar me Ukrainën dhe me popullin e Ukrainës”. /Telegrafi/



































