LAJMI I FUNDIT:

Shuhet në moshën 86-vjeçare, karikaturisti Dhimitër Ligori

Shuhet në moshën 86-vjeçare, karikaturisti Dhimitër Ligori

Karikaturisti Dhimtër Ligori (1934-2019) ka vdekur në moshën 86-vjeçare.

Ai rridhte nga një familje zanatçinjsh. Babai kishte prirje për pikturë, me çka ndikoi shumë në rrugën e artit të të birit.


Në vitin 1949, Dhimitër Ligori hyri në Liceun Artistik në degën e Arteve figurative.

Temat universale kanë qenë prioritet i krijimtarisë së tij. Gjurmët që ai ka lënë në karikaturën shqiptare janë të pashlyeshme edhe janë vlerësuar me shumë çmime brenda edhe jashtë vendit.

Ligori konsiderohet si i fundit i plejadës së “Hostenit”.