Shuhet ëndrra për episodin sekret, Netflix publikon përfundimisht dokumentar të Stranger Things

Netflix ka publikuar dokumentarin “One Last Adventure” për Stranger Things, i cili sjell prapaskenat e realizimit të sezonit të fundit, që përfundoi më 1 janar.
Tani, fansat kanë mundësinë të shohin se si u realizua sezoni përmes këtij dokumentari dy-orësh.
Mbarimi i serialit Stranger Things shënoi fundin e një epoke për shumë fansa, të cilët ende nuk janë të gatshëm t’i japin lamtumirën.
Që pas publikimit të episodit të fundit të sezonit të pestë, rrjetet sociale janë mbushur me video dhe postime që reflektojnë pikëllimin e fansave për këtë seri të dashur.
Ndonëse Netflix publikoi dokumentarin për Stranger Thins, fansat janë ndjerë të zhgënjyer, pasi shumë besonin se ai do të ishte një episod sekret i fundit.

Pas transmetimit të episodit të fundit të serisë, fansat u bindën se nuk ishte përfundimi i vërtetë. Kjo teori u bë virale në rrjetet sociale dhe spekulimi u quajt Teoria e Konformitetit (Conformity Gate Theory).
Sipas kësaj teorie, fansat e Stranger Things besuan se sekuenca përfundimtare, e cila tregonte personazhet kryesore të serisë duke ecur përpara me jetën e tyre, ishte në të vërtetë një iluzion i krijuar nga Vecna.

Kur Netflix publikoi filmin e ri “One Last Adventure: The Making of Stranger Things 5” më 12 janar, shumë fansa besuan se ai do të ishte në fakt një episod sekret i fundit.





























































