“Handelsblatt” shpreh shqetësimin, se Kosova sërish ndodhet në kufi të një krize të re të madhe.
“Nëse do të arrihet shtensionimi i dëshiruar është e pasigurtë. Qeveria e Kosovës bëri përgjegjëse presidentin serb Aleksandar Vuçiq për zhvillimet. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti shkroi në Twitter të hënën në mbrëmje se ‘në një demokraci nuk ka vend për dhunë fashiste’- Vuçiq nga ana e tij ia vuri fajin Kosovës dhe pretendoi, se policia e atjeshme ka qëlluar ndaj anëtarëve të pakicës serbe, para se të shkallëzohen protestat- Vuçiq pretendon, se Kurti dëshiron përgjakje”.
Kurse në një koment të Erich Rathfelder për “tageszeitung” me titullin “Perëndimi që harron historinë” nënvizohet se “në konfliktin aktual në Kosovë dhe po ashtu në Bosnje përjetojmë, se sa sipërfaqësor është bërë debati në lidhje me Ballkanin, se sa pak kritika marrin ata diplomatë dhe politikanë që lëvizin vidat në Ballkan, pa mësuar nga historia. Që është e gabuar strategjia e frenimit të sistemeve autokratike dhe nacionaliste me politikë zbutëse, ata nuk e kuptojnë”.
Rathfelder vëren se ende jemi larg paqes së stabilizuar në rajon, megjithëse kanë kaluar 24 vjet nga lufta në Kosovë dhe shton se kjo ndoshta lidhet me atë, se mësimet nga lufta e Kosovës nuk janë të ankoruara më aq thellë tek politikanët e sotëm dhe brezi i gazetarëve, dhe merren vendime politike që nuk dalin nga mësimet e së shkuarës e kështu lindin konflikte të reja, thekson “tagezeitung”.
Gazeta “Frankfurter Allgemeine Zeitung” nën titullin “Kryetarë komunash shqiptarë për qytetarë serbë” shkruan se “shkallëzimi i fundit u kuptua që javën e kaluar, por shenjat janë dhënë që prej një muaji. Ato lidhen me zgjedhjet komunale, që u mbajtën në prill në katër komunat veriore. Këto u shpallën, pasi popullsia serbe në veriun e Kosovës, përfshirë edhe kryetarin e bashkisë, në nëntor 2022 në shenjë proteste kundër politikës së kryeministrit kosovar, Albin Kurti u tërhoqën të bashkuar nga institucionet lokale… për të zënë vendet në bashkitë bosh, Kurti organizoi zgjedhjet në komunat e prekura, që u bojkotuan gati plotësisht nga popullsia serbe… BE e kritikoi menjëherë pas numërimit të votave të pakta para një muaji, që zgjedhje të tilla nuk janë zgjidhje afatgjatë politike për konfliktin në veriun e Kosovës… BE iu bashkua kërkesës së Serbisë, që Prishtina më të fund të lejojë themelimin e kërkuar prej kohësh të Asociacionit të Komunave”.
Kurse gazeta Neue Zürcher Zeitung” shkruan se Kurti dhe Vuçiq grinden në kurrizin e serbëve të Kosovës, dhe se tensionet në veriun e Kosovës vazhdojnë edhe pas përplasjes së serbëve militantë me trupat e NATO-s. Kurti që ka qëndrim legalist vendosi që të zgjedhurit pas votimit të 23 Prillit të hynin në zyrat e tyre, në shërbim të të gjithë qytetarëve, shkruan NZZ, por “presioni ndaj Kurtit u rrit, kur Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken të shtunën në Twitter dënoi hapin e Kurtit dhe kërkoi ndërprerjen e tij. Kurti nuk u impresionua nga qortimi amerikan – e pazakontë kjo për politikanët kosovarë. Në vend të kësaj ai fajësoi radikalët e komanduar nga Beogradi dhe huliganët për protestat. Këta po marrin peng popullin kosovar. Por kjo është gjysma e vërtetës. Sigurisht që ka grupime, që kanë mbështetjen e drejtpërdrejtë të partisë qeverisëse në Beograd. Por është e vërtetë po ashtu, që pjesa më e madhe e popullsisë serbe në Kosovë jo vetëm që asnjëherë nuk e ka pranuar shtetin kosovar, por veprimet pa kompromis të Kurtit i percepton si armiqësore.”
Gazeta “Die Welt” i kushton vëmendje reagimit të Rusisë pas ashpërsimit të konfliktit në veriun e Kosovës, që edhe njëherë del si fuqia mbrojtëse e serbëve.
“Rusia e sulmoi ashpër perëndimin. ‘Ne kërkojmë nga perëndimi që më në fund të ndalë propagandën mashtruese që fajin për incidentet në Kosovë ua vë serbëve të dëshpëruar që duan të mbrojnë të drejtat legjitime dhe lirinë e tyre pa armë dhe në mënyrë paqësore’, deklaroi Ministria e Jashtme në Moskë….nuk është vonë ‘të kthehet pas historia e zgjedhjeve komunale të falsifikuara të 23 Prillit.'” /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën